Françeska e Big Brother flet hapur: Ju tregoj operacionet plastike që kam bërë

568
Një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, sidomos pas pjesëmarrjes në Big Brother, modelja e njohur Françeska Jaçe duket se e ka mjeshtëri të vetën tërheqjen e vëmendjes. Mjafton vetëm një foto e saj në Isntagram dhe lajmi për linjat fizike, udhëtimet apo çdo gjë tjetër rreth saj merr dhenë. Megjithatë, kohë e fundit Françeska është përfolur për ndërhyrjet estetike në fytyrë, konkretisht një operacion në hundë, të cilin, siç thotë ajo, e ka treguar që në fillim për publikun. Me një pamje tërësisht të re e të transformuar, Françeska ishte e ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan, ku foli për projektet e fundit të saj si modele e ndau me publikun disa momente nga fotosesionet e realizuara ditët e fundit të qershorit në bregdet. Por nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për ndërhyrjet estetike. Pas pyetjes së Rudinës çfarë ka ndryshuar në pamjen e saj që duket ndryshe, Françeska tha: “Ta sqaroj më në fund këtë gjë. Unë kam kryer një ndërhyrje në hundë. Kur kam qenë e vogël, nuk kam qenë në mbështetje të idesë për të kryer operacione estetike, por duke u rritur, kam ndryshuar mendim dhe them se kushdo që ka dëshirë ta kurojë pamjen e vet, pse të mos e bëjë?” – thotë Françeska. Por moderatorja sërish ndërhyn duke këmbëngulur çfarë e ka shtyrë atë që të shkojë drejt kësaj ndërhyrjeje, sepse për sytë e të gjithëve, ajo ka qenë mjaft e bukur, pse duhet të ndryshonte? “Isha e fiksuar, doja ta bëja, por kisha edhe mish të huaj dhe vendosa. E kisha të nevojshme, por edhe fiksimi i moshës…” – shton Françeska. Ndryshimin e fundit në fytyrë e ka bërë publike edhe në rrjetet sociale, por veten e ndien po njëlloj, vetëm se: “Në pamje të jashtme, e ndiej që hunda më ka dhënë një lloj forme tjetër fytyre, por nuk jam penduar, jam e kënaqur me rezultatin”, – thotë Françeska, edhe pse shton se nuk do t’ia rekomandonte askujt që nuk e ndien veten të rritur për të bërë një ndërhyrje të tillë. Edhe mjekët, thotë ajo, të rekomandojnë ndërhyrje pas moshës 20-vjeçare.


Sigal