Fotot që kanë mrekulluar botën

88

 1 -Kristiano Ronaldo çmend Kopenhagenin

 Kristiano Ronaldo është i aftë të dhurojë gjithnjë spektakël. Ylli i Realit të Madridit tregon fuqinë e tij, ndërkohë që lojtarët danezë të Kopenhagenit vetëm rinë e vështirojnë të bëfasuar atë.

  2 – Zhang Hao joshet me Peng Chengun

 Ta shikosh një femër nga poshtë është gjithmonë zbavitëse. Kinezja Peng Cheng dhe partneri i saj, Zhang Hao, formuan së bashku një figurë spektakolare në ajër, të fiksuar nga kamerat.

  3 – Tifozët e Filadefias sfidojnë borën

  Të jesh tifoz nuk është një gjë e lehtë, madje ata që janë të pasionuar pas ekipit të tyre janë gati të bëjnë sakrifica të shumta. Tifozë ndjekin në kushte të vështira ndeshjen Filadelfia Eagles-Detriot Lions.

 4 – Maksim-Tatiana, “dashuri” në akull

 Nuk është vetëm një thashethem, por me këtë figurë artistike shumë joshëse, dy patinatorët Maksim Trankov dhe Tatiana Volosozhar. Një pozë shumë provokouese për publikun.

  5 – Kur nuk luajnë vetëm futbollistët

 Këta pëllumba të egër u ulën qetësisht në tapetin e gjelbër, në një ndeshje në Australi, midis Melburne Viktori dhe Uellington Foeniks (3-2), duke krijuar edhe bukuri në fushë.

 6 – Këmbët joshëse të Teksasit

  Teksasi është shteti amerikan ku sporti kthehet në art dhe joshje. Meriton lëvdata të posaçme, pasi askund tjetër se në Teksas këmbët nuk ngrihen në ajër më lart se atje.

  Bala këndon polonisht: “Ja na erdhi viti e ri!”

 Bekim Bala këndon polonisht ““Ja na erdhi viti e ri!”. Sulmuesi shkodran i Jagellionias në Poloni ndjek një kurs intensiv të gjuhës polake, më qëllim përshtatjen sa më të mirë dhe sa më të shpejtë me shokët e skuadrës. Një nga detyrat e fundit është mësimi i këngës së famshme të Vitit të Ri. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar deri tani gjashtë gola për skuadrën e tij në kampionat si dhe një gol kundër Atletikos së Bilbaos në Ligën e Europës.

  Puthja e nxehtë e fenomenit Ronaldo

 Ish-ylli brazilian, Ronaldo, ish-lojtari i Interit, Barcelonës dhe Real Madridit, do të martohet për herë të katërt. 37-vjeçari është babai i katër fëmijëve. Ai është fejuar së fundmi me DJ Paula Morais, gjatë festës për ditëlindjen e saj të 28-të. Propozimi për martesë u publikua në rrjetin social “Instagram”, ku Ronaldo publikoi edhe unazat e fejesës shoqëruar me fjalët “Të dua”. Mediat kanë nisur të shkruajnë se çifti do të martohet së afërmi, pasi që të dy ndihen çmendurisht të dashuruar.

 Këto puthje yjesh…

  Irina-Kristiano

 Supermodelja ruse, Irina Shajk, dhe ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, duke shkëmbyer një puthje gjatë një ndehsje tenisi në ATP Mens Madrid Open Tournament. Irina është një femrat më seksi në botë.

 Sara-Iker

 Gazetarja sportive spanjolle, Sara Karbonero dhe portieri i Realit të Madridit, Iker Kazijas, janë prej disa vitesh të fejuar, por puthja e tyre gjatë një transmetimi direkt televiziv bëri xhiron e botës.

 Shakira-Xherard

 Këngëtarja e famshme e rrymës, pop, Shakira, konsiderohet si një nga femrat më të nxehta të planetit, dhe këtë e ka provuar mbrojtësi i fortë i Barcelonës, Xherard Pike. Të dy kanë një djalë, të lindur në janar 2013.

  Mesi…këpuca

 Lionel Mesi kurrë nuk është fotografuar duke puthur bashkëshorten e tij, Antonela Rokucon, me të cilën ka dhe një djalë, Tiagon. Por, argjentinasi i Bareclonës puthi plot pasion këpucën e tij kur shënoi kundër Mançester Junaitid.