Fotografi Roland Tasho nderohet nga presidenti i Hungarisë

721
Sigal

Fotografi i njohur Roland Tasho është nderuar me dekoratë
mirënjohjeje nga Presidenti hungarez, Ader Janos. Motivi i këtij nderimi janë
ekspozitat e fotografive më të cilat ka pasqyruar jetën dhe vlerat e Budapestit
në Shqipëri. Dekorata iu dorëzua Tashos nga ambasadori hungarez në Tiranë,
Antal Heizer. Roland Tasho shprehet se është shumë mirënjohës për këtë vlerësim.
Ai thotë se në fotot e tij ka gjithmonë si qëllim, promovimin e vlerave dhe
bashkëjetesës mes popujve. Roland Tasho është bërë i njohur për fotografitë e
realizuara vitet e fundit me tematikë shqiptarët në botë dhe të huajt në
Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë, në kuadër të Samitit të Diasporës, fotografi Roland
Tasho hapi një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, pas një pune gati 20
vjeçare për të dokumentuar shqiptarët në të gjithë botën. E titulluar “Flas
Shqip”, në ekspozitë u promovuan figurat e 1000 personazheve të Diasporës
shqiptare ndër vite.