FOTO/ Monica Bellucci, puthje në buzë me Tornatore: “Eshtë regjisori im”

806
‘Jam vërtetë e prekur dhe e emocionuar që marr një çmim që i dedikohet një ikone italiane dhe ndërkombëtare, si Virna Lisi dhe për me shumë që e marr nga regjisori Giuseppe Tornatore.
Per mua takimi me të ka qenë një nga takimet më të rëndësishëm të jetës sime’.
Me këto fjalë Monica Belluci ka tërhequr çmimin Virna Lisi, i cili ju dorëzuar nga kineasti me të cilin ka shkëmbyer një puthje në buzë.
Diva gjithashtu është hedhur në mbrojtje të regjisorit italian, i cili është në qendër të skandalit pas akuzave të Miriana Trevisan.
‘Malena ka qenë një sukses shumë i madh për mua që më ka hapur shumë dyer. (Njohja me Tornatore) ka qenë një takim human shumë i bukur, është një miqësi 20 vjeçare që na lidh. Kam një respekt të madh për këtë regjisor të madh dhe familjen e tij’ ka vazhduar Belluci.
‘Virna Lisi gjithmonë ka qenë një mit për mua që në rini. Unë pata fatin e madh ta njoh, por jo të punoj me të dhe për këtë më vjen pak keq. Ishte një grua shumë elegante dhe gjithë humor’ ka deklaruar Tornatore.
Ndër të tjera për mua ka qenë e detyrueshme të jem këtu sot duke pasur parasysh që me Monikën ka lindur një takim shumë i bukur në jetën time profesionale dhe një miqësi të cilën e kemi gjithmonë’.


Sigal