Foto/ I madhi Adriano Celentano feston ditëlindjen, djali i rrugës Gluck shuan 80 qirinj

736
Adriano Celentano feston sot 80 vjetorin. Ndër protagonistët absolutë të kulturës italiane, këngëtar, aktor dhe shoëman, ylli i muzikës duket se s’ka ndërmend të dalë nga skena.
Ai lindi në 6 janar 1937 në Milano, në atë që u bë një nga rrugët më të famshme të muzikës italiane, në rrugën Gluck.

Fëmijë i dy prindërve puljez, ai shkon në shkollë dhe ndërkohë bën edhe punë të tjera, mes tyre edhe si orëndreqës.
Në maj të 1957, saktësisht në 18, djali i ‘Gluck Street’ që dashuronte rokun, merr pjesë në Pallatin e Akullit në Milano në festivalin e parë të rokut me grupin e tij Rock Boys, ku këndon “Ciao ti diro”.
Është ky fillimi i karrierës së tij, sepse këtu fiton konkursin dhe kontratën e tij të parë me një shtëpi diskografike.
Në 1959 falë ‘Il tuo bacio e come un rock’ arrin një sukses të jashtëzakonshëm duke shitur më shumë se 300 mijë kopje në vetëm një javë.
Në të njëjtin vit xhiroi filmin e tij të parë të suksesshëm ‘i ragazzi del juke-box’, me regji të Lucio Fulci, ku interpretonin edhe Fred Buscaglione, Betty Curtis e Tony Dallara.
Celentano është i martuar me Claudia Mori, që prej vitit 1964. Të dy u njohën në shesh xhirimet e ‘Uno strano tipo’, dhe të dy vazhdojnë edhe sot të jenë bashkë. Çifti u martua në fshehtësi të plotë në 1964 në kishën e San Francesco në Grosseto dhe nga martesa e tyre kanë tre fëmijë Rosita, Giacomo dhe Rosalinda.
Adriano edhe pse në moshën 80 vjeçare vazhdon të jetë shumë aktiv me muzikën e tij, ku nuk mungojnë këngët e reja edhe bashkëpunimet. Ndër të fundit përmendim atë me Minën, Amami Amami.



Sigal