Formula që kalkulon se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj

553
Kjo formulë e thjeshtë, e përdorur nga shumica e mjekëve pediatër, mund të sigurojë një vlerësim për rritjen e fëmijëve.
Edhe pse nuk është një llogaritje e saktë, ju mund të keni një diferencë të gabimit prej rreth pesë centimetrave.
Është e nevojshme ta keni parasysh se gjatësia e saktë e fëmijës varet nga shumë faktorë të tjerë, qofshin ata gjenetik apo të jashtëm, siç mund të jenë zakonet e përditshme, gjendja e përgjithshme shëndetësore, metabolizmi, të ushqyerit, aktivitetet sportive, dhe mjedisi.
Sidoqoftë, kjo metodë e thjeshtë ju ndihmon të keni një “parashikim” të përafërt se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj.
Çfarë ju nevojitet?
Vetëm këto të dhëna: gjatësia e babait, gjatësia e nënës, dhe gjinia e fëmijës.
Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës, nëse është djalë?
Gjatësia e babait (në cm) + gjatësia e nënës (në cm) / 2 + 6.5 cm
Shembull:
Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm, gjatësia e fëmijës kalkulohet kështu:
182+ 160 = 342
342/2 = 171 cm
171+6.5 = 177.5 cm
Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë mashkullore është 177,5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak.
Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës, nëse është vajzë?
Gjatësia e babait (në cm) + gjatësia e nënës (në cm) / 2 – 6.5 cm
Shembull:
Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm:
182+ 160 = 342
342/2 = 171 cm
171-6.5 = 164.5 cm
Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë fëmërore është 164.5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak.
Sigal