Forbes: Katy Perry më e paguara e vitit

531
Sipas një artikulli të revistës “Forbes”, këngëtarja 30-vjeçare ka fituar rreth 135 milionë dollarë për 12 muajt e vitit të kaluar. “Jam krenare për pozicionin tim si drejtuese e një kompanie”- ka thënë Perry, për sa i përket parave të bëra këtë vit. 
Kjo shumë parash jo vetëm e bën atë një nga femrat më të paguara të vitit, por gjithashtu ajo renditet e treta në listën e personazheve publikë më të paguar në botë gjatë këtij viti. 
Ndërkohë, vendi i dytë i takoi Taylor Swift me një shumë prej 80 milionë dollarë, e cila vitet e fundit renditej e para. Ditët e fundit të këtij muaji, këngëtarja 30-vjeçare është bërë edhe fytyra e re e firmës së modës “Moschino”.
Sigal