“Forbes”: Johnny Depp, aktori më i paguar i 2015-s

564
Revista “Forbes” e ka renditur Johnny Depp si aktorin më të paguar të Hollywood për vitin 2015. Sipas “Forbes”, filmat e tij të fundit “Mortdecai”, “Transcendence” dhe “The Lone Ranger” kanë kthyer 1.20 dollarë për çdo 1 dollarë që ai është paguar, çka është shumë pak me atë që pritej.
Filmi i tij “Piratët e Karaibeve” arkëtoi 3.7 miliard dollarë. Filmi tjetër i Depp, “Mortdecai”, i cili u realizua në janar duket se nuk doli mirë, pasi arritën të fitonin 47 miliard dollarë nga 60 miliard që kishin shpenzuar për ta realizuar. Denzel Washington është renditur i dyti në listë, ndërsa Will Ferrell, i cili kryesonte listën në vitin 2009 dhe 2010, sivjet renditet i treti.
Sigal