Fondet publike, bëhen pasuri e shtetarëve nëpërmjet tenderëve të sajuar me letra fiktive

636
Të marrë fund me ligj loja e tenderëve ose zyrtarët që bëjnë pazare me fondet publike, të ndëshkohen për çdo qindarkë të abuzuar
Ministria e Mbrojtjes shet lokomotiva treni të vitit 1960, të ardhurat për bileta avioni
Eshtë fjala për shpallje tenderësh, nëpërmjet të cilëve justifikohen miliardat që harxhohen nga taksat e shqiptarëve për shërbime, blerje, investime, shpenzime absurde, deri në zhvatje fondesh me “letra zyrtare”. Sot po publikojmë disa raste të tjerë, tipikë tenderësh abuzivë që bëhen me fondet publike, të shpallur në “Buletinin e prokurimeve Publike”, të cilët në fakt janë taksa shqiptarësh që financohen për punë, për blerje e shërbime fiktive, madje edhe për shërbime që mund dhe duhet të përballohen nga kapacitetet njerëzore, punonjës e specialistë në institucionet përkatës… 
MINISTRIA E MBROJTJES 
1. Autoriteti shitës : Ministria e Mbrojtjes, me adresë: Rruga e Dibrës, Tiranë, tel: 042 226 601/2/3 (1320, 1095). 
2. Data e zhvillimit të ankandit : 06.03.2017, ora 11:00. 
3. Lloji i procedurës standarde të ankandit : “Procedurë e hapur”. 
4. Objekti i Shitjes: “Shitje motolokomotiva”. 
5. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes : 
6. Objekti i shitjes përbëhet nga agregate motolokomotiva (lokomotiva të vogla), me vendndodhje në grupdepot Mengël, Elbasan. 
7. Vlera fillestare : Totali 1,810,000 (një milion e tetëqind e dhjetë mijë) lekë pa t.v.sh., ndarë në lote si më poshtë : 

KORÇË, 
Bashkia jep truall me qira për 20 vjet, me… 20 lekë m2
Bashkia Korçë ka filluar procedurat për dhënien me enfiteozë me anë të konkurrimit te sipërfaqes prej 12 000 m 2, te ndodhur ne ZK 8564, transferuar në pronesi te Shoqërisë “Korça 2008 sh.a”. 
1. Kjo sipërfaqe të jepet me qira me qëllim ndërtimin e Terminalit te Autobuzave në qytetin e Korçës 
2. Çmimi dysheme për fillimin e konkurrimit është 240.000 lekë. 
3. Afati i dhënies me qira është 20 vjet. 
4. Vlerësimi i konkurrentëve do të bëhet sipas këtyre pikëve: 
5. Konkurrimi do të bëhet në datën 24.02.2017, ora 11.00 pranë Bashkisë Korcë. 
6. Dokumentacioni që do të paraqesin konkurrentët për konkurrim përmban: 
a) kërkesën e subjektit për marrje me enfiteozë të pasurisë shtetërore; 
b) planbiznesin e hollësishëm për përmirësimin e pronës; 
c) përshkrimin e projektideve të investimit, të dhëna për nivelin e investimeve të parashikuara në pasuri të paluajtshme dhe në objektin në tërësi, shoqëruar me projekte, skica dhe dokumentacion tjetër paraprak, si dhe burimin e financimit të projektit; 
ç) ofertën për vlerën e detyrimit mujor; 
d) CV-në e subjektit, ku të tregohet përvoja në fushën e aktivitetit ekonomik që do të ushtrohet në pasurinë që jepet me enfiteozë, të shoqëruar me dokumentacion vërtetues; 
dh) certifikatën e regjistrimit dhe certifikatën historike të regjistrimit të subjektit në QKR; 
e) NIPT-in e subjektit; 
ë) vërtetimin nga dega e tatimeve, që subjekti ka shlyer ose nuk ka detyrime tatimore; 
f) vërtetimin nga dega e doganës se ka zhvilluar eksport apo kontrata eksportuese efektive, në rastet kur subjektet kryejnë veprimtari eksportuese.


Sigal