Florinda Korra sjell hitin më të ri “Dashuri Interesi”

931
Florinda Korra është një këngëtare e spikatur e muzikës shqiptare të cilën të qenit tejet profesioniste e diferencon nga shumë këngëtare të tjera. Kënga më e re e Fjorit (kështu e thërrasin miqtë) titullohet “Dashuri interesi”, një këngë shumë e bukur që flet për një fenomen që duket ndër shumë të rinj të sotëm, tek të cilët në marrdhëniet mes tyre nuk ekziston më dashuria por vetëm interesi dhe paraja, një këngë shumë e bukur, aktuale që duke u kënduar nga Fjori bëhet akoma edhe më e bukur si këngë. Florinda Korra është këngëtare tejet e përgatiturqë e manifeston potencialin e saj artistik edhe në shumë këngë të tjera si: “Puçi puçi”, “Çifti tekanjoz”, “Mallkim për mua”, “Xhan shpirt”, si dhe shumë këngë të tjera. Një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar dhe atë të diasporës, ajo aktualisht ndodhet në Zvicër ku po zhvillon disa mbrëmje muzikore si e ftuar speciale dhe disa koncerte për shqipëtarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe të Diasporës. Fjori është një këngëtare që ka bashkëpunuar me këngëtarë, kantautorë dhe kompozitorë nga më të mirët e momentit ku ka demonstruar edhe një marrdhënie të shkëlqyer me kolegët. Kjo pranverë e gjen me këngën e saj më të re: “Dashuri Interesi”, e cila është pritur shumë mirë nga të gjithë fansat e saj si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Planet për këngëtaren janë të shumta dhe parashikohet një agjendë mjaft e ngjeshur mbrëmje muzikore të shumta dhe jo vetëm, si dhe me dasma, por ajo premton edhe nxjerrjen e shumë këngëve të reja përgjatë gjithë vitit 2018 që preferon t’i lërë surprizë dhe mos t’i bëjë të ditura tani për tani. Florinda Korra ka një zë shumë karakteristik me nota muzikore dhe nuancë tejet perfekte, ku muzika e këngëve me ritëm dhe ajo e baladave ndërthuren kaq bukur me njëra tjetrën, aq sa kur e pysim se ku e gjen veten më mirë, ajo na përgjigjet: “I kam si gishtat dorës”. “Dashuri Interesi” ndonëse ka pak ditë që ka dalë si këngë, është bërë hit madje në Yotube ka marrë goxha klikime, edhe pse koha ka qenë e kufizuar. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i urojmë këngëtares Florinda Korra shumë suksese për aritjen e fundit dhe jo vetëm, e ndërkaq mezi presim këngët e saj më të reja! 

Enea Cenko


Sigal