Floriana Garo në ditëlindjen e 30-të: Sa më shumë vitet kalojnë, aq më e ndërgjegjshme bëhem

697
Ish-Miss Shqipëria, Floriana Garo, ka mbushur 30 vjeç dhe në ditëlindjen e saj ka bërë një postim për t’i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtyre viteve.

“Sot mbusha 30 vjeç! Jeta ime ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm, me uljet dhe ngritjet e saj si çdokush tjetër, por mund të them me bindje se e kam përjetuar dhe shijuar çdo moment. Sa më shumë kalon koha, aq më e ndërgjegjshme bëhem.

Faleminderit shumë të gjithëve që më janë bashkuar në rrugëtimin tim dhe më kanë dhëne mbështetje gjatë viteve. Ditët e veçanta mirë është të ndahen, ndaj edhe unë po e ndaj këtë ditë me ju!”, ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale.

Postimin e ka shoqëruar edhe me një fotografi nga festa e saj.

Sigal