Floriana Garo konfirmon lajmin: “Jam shtatzënë!”

726
Ajo u shkëput nga televizioni para disa muajsh për t’u zhvendosur në Zvicër, pranë njeriut të zemrës, Enis Dacit, me të cilin është fejuar.
Por siç duket lajmet e mira s’kanë fund për Florianën. Ajo është shtatëzënë dhe e ka konfirmuar këtë lajm të ëmbël për opinion.al nga Zvicra duke u shprehur se po jeton momente lumturie. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, pasi Floriana është në muajt e parë të shtatzënisë, por me siguri që në vijim do të kemi lajme të tjera mbi këtë pritje të ëmbël.
Larg impenjimeve dhe jetës së kryeqytetit moderatorja ka treguar se po jeton një periudhë qetësie, që me siguri i jep mundësinë t’i shijojë ditët e shtatzënisë.
Në fotot e publikuara në instagram, moderatorja simpatike duket tepër në formë dhe si gjithmonë e buzëqeshur, ndërsa shenjat e shtatzënisë ende nuk kanë nisur të shfaqen ende.
Sigal