Floralba Sufaj: Konkurrenca mes modeleve është e egër

880
Floralba është një nga modelet me emër karakteristik, që sa herë e dëgjojnë shprehin habi, por edhe admirim. Dikush e ndan në rrokje dhe e përkufizon si bashkim i dy emrave të copëzuar Flora (Flor) dhe Albania (Alba). Ka vite që konkurron në pasarela, por ajo mendon se konkurrenca mes modeleve është shumë e egër ,edhe pse dielli lind për të gjithë.
-Një intervistë ndryshe… Qyteti i lindjes? 

Burreli!

-Shenja e horoskopit?

Gaforrja.

-Gjatësia? 

180 cm. 

-Na përmend disa evente mode, ose marka për të cilat keni sfiluar? 

Realisht janë bërë shumë punë, saqë edhe i kam harruar. Kam pozuar për koleksione veshjesh të markava të shumëllojshme. Gjithashtu kam qenë pjesëmarrëse në spektaklin Miss Shqipëria 

-Miku, mikja juaj më e mirë?
Quhet Nertila Kapaj, një vajzë me shumë vlera. 

-Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga zoti?

Besoj dhe e ngre kokën çdo moment nga Zoti. 

7-Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë? 
Varet çfarë quani mëkat… 

-Kujtimi i fundit më i ëmbël?

Kam shumë kujtime të bukura. Gjithmonë përpiqem të jetoj mirë. 

-Paratë që shpenzove së fundi? 

Ishin 200 euro për një xhaketë festive. 

-Beqare apo e lidhur? 

Beqare dhe e lumtur 

-Cila është e keqja e të qenit çift? 

Nuk mendoj se do të kishte ndonjë gjë të keqe po të jesh çift. 

-Nëse do të ishe femra e vetme e rruzullit, si do t’i menaxhoje meshkujt? 

Femra e vetme? E sigurt që do mallkoja veten! 

-Po ambicien dhe konkurrencën mes modeleve si do e komentoje? 

Konkurrenca është e egër dhe ka shumë rivalitet. Shanset të kesh një mike afër profesionit janë afër zeros. 

-Çfarë të bën ty të lumtur dhe çfarë të mërzit? 

E lumtur jam kur shoh njerëzit e mi më të dashur mirë dhe sigurisht sukseset që arrij në karrierë. E njëkohësisht nëse të lartpërmendurat nuk shkojnë mirë mërzitem e shqetësohem. 

-Të kam parë që je një vajzë me shumë stil jashtë pasarelave. Cilat janë markat e tua të preferuara të veshjeve? 

Mendoj se modelingu më ka bërë që të shoh çdo pjesë të jetës sime më një sy tjetër dhe ta trajtoj si art. Përpiqem të bëj art edhe me veshjet e mia, pasi ato prezantojnë personalitetin dhe gjendjen time emocionale. Kam shumë marka të preferuara, lista mund të bëhej e gjatë, por veçoj: Versace, Fendi, Zara etj
Sigal