Flet dietologia e mirënjohur Anila Kalleshi: Ja dieta më e mirë dimërore

1340
Albert Z. ZHOLI

Kjo stinë e ftohtë dimri shpesh shoqërohet me simptomat e dhimbjeve te kockave, ndihesh më i lodhur, shfaqen dhimbje kockash, në mëngjes shpesh herë ngriheni me djegie fyti dhe në mbrëmje me hundë të zëna.

Cilat ushqime rekomandoni për stinën e dimrit? 
Ja çfarë ju këshilloj që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj. Një mëngjes që duhet të përfshijë një pjesë të mirë të drithërave (50 gram) ose bukë të bërë me miell të papërpunuar. Në këtë mënyrë, në sajë të vitaminës B6, trupi juaj do ta ketë më të lehtë për tu mbrojtur nga viruset dhe bakteriet. Në drekë, nuk duhet të mungojë të paktën 2 herë në javë një pjatë me bazë spinaqi ose karote. Spinaqi ka hyrë në listë jo vetëm për shkak se është i pasur me Vitaminë C, por gjithashtu për shkak së është i mbushur me shumë antioksidantë dhe beta-karotinë të cilët janë vërtetuar që shtojnë numrin e qelizave luftarake në sistemin e imunitetit. 

Shumica e njerëzve kujtohen të marrin vitalin C pasi ftohen apo i zë gripi. 
Kjo stinë e ftohtë dimri kërkon një sistem imunitar në nivel 100%, agrumet janë në krye të listës. Vitamina C ndihmon rritjen e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, qeliza që luftojnë infeksionet. Për shkak se trupi i njeriut nuk e prodhon apo ruan vitaminën C, atëherë marrja e saj për çdo ditë është esenciale për shëndet të vazhdueshëm. Gati të gjitha agrumet janë me sasi të lartë të Vitaminës C. 

-Speci i Kuq -Vitamina C jo vetëm që e forcon imunitetin por gjithashtu ndihmon që të kemi lëkurë te shëndetshme, që është vija e parë e frontit në luftë kundër ftohjes dhe gripit. Speci i kuq zile ka 2 herë më shumë vitamine C e përveç tjerash është i pasur me beta karotinë. 
-Brokoli- është një arsenal të vitaminave dhe mineraleve i gatshëm të bëj luftë me cilindo bakter apo infeksion. I mbushur me vitamina A, C dhe E, e gjithashtu edhe me një numër të madh antioksidantesh, brokoli është njëra nga perimet më të shëndetshme që duhet ta vendosësh në tavolinë. Këshillohet te konsumohet i gjallë ose shume pak minuta i gatuar. 

-Hudhra- Gjendet gati në të gjitha kuzhinat në botë, hudhra, jo vetëm që i shton shije ushqimit, por është a patjetërsueshme për shëndetin tuja. Përbërësit e saj të forcimit të imunitetit duken të vijnë nga koncentrimi i lartë me përzierjeve që përmbajnë sulfur, si allicini. 
Xhenxhefili- Ndihmon që fare të mos ftoheni apo të ju bie gripi.

-Kosi është i fortifikuar me vitaminë D.-Bajamet- Vitamina E është e rëndësishme për shëndetin e sistemit imunitar. Vitamina E kërkon prezencën e yndyrave që të absorbohet ashtu si duhet. 
-Arrat e veçanërisht bajamet janë të mbushura me vitaminë E dhe se një gjysmë gote e mbushur me to ofron gati 100% të sasisë që rekomandohet në ditë. 

– Çaji Jeshil është i mbushur me flavonoid, lloj i antioksiduesit që si çaji jeshil ashtu edhe çaji i zi përmbajnë nga 150 deri 200 mg për gotë. Aty ku çaji jeshil shkëlqen më shumë se sa çaji i zi është në nivelet e epigallocatechin gallate, apo shkurtimisht EGCG, një antioksidant i fuqishëm. Procesi i fermentimin në të cilin ndërhynë çaji i zi shkatërron shumicën e EGCG. Në anën tjetër vetë Çaji Jeshil avullohet dhe nuk fermentohet e kështu ruan përbërësit EGCG,është një burim i mirë i aminoacideve L-theanin, të cilat ndihmojnë qelizat T në prodhimin e përzierjeve që luftojnë bakteret.
A mund të na jepni disa kombinime ushqimesh që ndihmojnë shëndetin?
Portokalli me karotën – një kombinim perfekt për shikim më të mprehtë.

Mandarinat, portokajtë dhe karotat janë burim i vërtetë për vitaminën A, që është e domosdoshme për ruajtjen e shikimit. Këto ushqime përmbajnë edhe enzima që sigurojnë absorbimin e kësaj vitamine në organizëm, Doza ideale ehte 300 gr në ditë.

Domatja dhe vaji i ullirit – ndihmojnë mjaft në një mirëqenie të zemrës
Domatja është antioksidues i pasur me likopen, për të cilin është vërtetuar se e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje të caktuara të kancerit. Absorbimin e likopenit e forcojnë yndyrat e shëndetshme, si vaji i ullirit, prandaj ky kombinim është i dobishëm për të gjithë ata që kanë probleme me zemër. 

Mollët dhe bollguri: E ulin kolesterolin
Mollët janë të pasura me pektinë, e cila e parandalon absorbimin e kolesterolit në zorrë dhe nxit largimin e tyre prej organizmit ndërsa bollguri përmban beta-glukan, substancë e cila e ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndikon në largimin e radikalëve të lirë nga organizmi. Do të ishte ideale që bollgurin ta konsumoni tri herë brenda javës.

Bizelet dhe specat – largojnë lodhjen kronike
Nëse gjithnjë ndiheni disi të lodhur dhe ju mungon energjia, atëherë në menynë tuaj duhet të shtoni artikujt e pasur me hekur. E në mënyrë që të absorbohet hekuri, detyrimisht konsumoni ushqime të cilat ju ndihmojnë që ai hekur të vihet në funksionim. Kështu që me rëndësi është që krahas spinaqit, mishit të kuq dhe bizeles, të cilat janë shumë të pasura me hekur, të konsumoni edhe speca pikantë. Janë të pasur me vitaminë C, e cila e lidh drejtpërdrejt hekurin për enët e gjakut. Doza ditore ideale do të ishte që një herë brenda javës të konsumoni nga 200 g bizele dhe spinaq, e tri herë brenda javës nga 250 g mish të kuq dhe një spec pikant.

Kosi dhe farat e lirit- ndihmojnë në përshpejtimin e punëve te zorrëve
Në stomakun tonë jetojnë më shumë se 400 lloje të ndryshme të baktereve. Disa prej tyre janë të dobishme, e disa jo. Kur bakteret e këqija mbizotërojnë mbi të mirat, shfaqen pengesa në tretje, fryrja e stomakut, dhimbjet…Zgjedhje ideale për një bark të shëndoshë janë farat e lirit. Çdo mëngjes mund te konsumoni 3 luge kos dhe dy lugë me fara të lirit dhe vështirësitë në tretje do të zhduken. 

Brokoli dhe vezët – kundër ngërçeve
Nëse çdo muaj para ciklit menstrual ju zë ngërçi duhet ta shtoni konsumin e kalciumit dhe konsumin e vitaminës D. Gjatë javës konsumoni së paku 1 kilogramë brokoli, 400 g peshk deti dhe tri vezë. Nëse keni probleme me rritjen e yndyrës në gjak, vezët zëvendësojini me një gotë qumësht me pak yndyrë.

Qumështi dhe mjalti – i shkëlqyer për ata që vuajnë nga pagjumësia
Qumështi i ngrohtë përmban triptofan, aminoacid i pasur me kalcium. Nëse në qumështin e ngrohtë shtojmë një lugë mjaltë, kemi te garantuar një gjumë të rehatshëm dhe cilësor .
Sigal