Fjolla Morina largohet nga Kosova, pas sherrit në publik me ishin

402
Fjolla Morina ka vendosur të largohet nga Kosova së bashku me vajzën e saj. Ende nuk dihet nëse një gjë e tillë është bërë përgjithmonë apo për pak kohë. Menjëherë pas kësaj kanë filluar të qarkullojnë hipotezat për një largim të mundshëm të saj për shkak se mund të ndihet e kërcënuar.
Kujtojmë se vetëm ditët e fundit këngëtarja është rrahur nga ish-bashkëshorti, Flamur Azemi dhe e fejuara e tij aktuale, Zana Aliu. Madje sikurse flitet, kjo e fundit ka tentuar edhe ta therë me thikë. Gjithsesi tashmë është e sigurt që Fjolla është larguar nga Kosova në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin për këtë e ka bërë publik vetë këngëtarja e njohur kosovare nëpërmjet postimit të një fotografie në “Instagramin” e saj, të cilën e ka shoqëruar me fjalët “Bye bye” dhe foton e vajzës së vogël.