Fitoi betejën me sëmundjen, këngëtarja e njohur rikthehet sërish në skenë

82
Këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne, ka paralajmëruar kthimin në skenën muzikore, pas luftës së gjatë me sëmundjen Lyme.
“Dua t’i falënderoj të gjithë për durimin derisa po punoj në albumin e ri. Ka qenë një rikuperim i gjatë dhe dua të jem e sigurt që të mbarojë për ju”, ka shkruar Lavigne në Tëitter.
Ky do të jetë albumi i gjashtë i këngëtares, e cila mezi pret që këngët e reja t’i publikojë për fansat e saj.
“Premtoj se do të lansohen sa më shpejtë që është e mundur”, ka shkruar ajo.
Albumi i fundit i Lavigne është publikuar në vitin 2013, ndërsa menjëherë pas u diagnostikua me sëmundjen Lyme. Për shkak të problemeve shëndetësore, ajo u tërhoq nga muzika.
Për pesë muaj ka qëndruar shtrirë në shtrat dhe mjekëve iu është dashur kohë që ta zbulojnë sëmundjen, ndërsa shërimi ka qenë afatgjatë.