Fitim Çaushi/ Aleksandër Çipa – avokat i Vasil Toles

607
Sigal

Kjo iniciativë është e imponuar nga botimi i studimit: “Tjetërsimi i polifonisë shqiptare”,

Në shkrimin e kryetarit të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër  Çipa, “Debat vetë ndëshkues për të njëjtën dashuri”, botuar në gazetën “Shqip”, ndjehet ndërhyrja e “udhëheqjes”, për të normalizuar tensionet e ndezura për

tjetërsimin e polifonisë shqiptare. Çipa dëshmon, se të tilla debate kanë ekzistuar  periodikisht: “Botohen herë pas here intervista polemizuese nga veprimtarë të tillë dhe studiues diletantë e popullorë një pjesë e mirë e të cilëve janë të afirmuar dhe me ndikim në opinionin publik lokal e pse jo edhe atë kombëtar”. Pra në vazhdimësi “studiues diletantë dhe të afirmuar në opinionin kombëtar”, kanë polemizuar, por asnjëherë kryetar Çipa nuk mori mundimin të luante rolin e

arbitrit mes tyre dhe akademikut Tole, me të cilin thonë se është parabaxhanak. Me sa duket, kjo iniciativë është e imponuar nga botimi i studimit: “Tjetërsimi i polifonisë

shqiptare”, i cili ka denoncuar me argumente tentativën për të eliminuar polifoninë. Fakti që akademiku Tole kërkon mbrojtje tek baxhanaku i tij, dhe jo nga institucione të specializuara për etnomuzikologjinë dhe etnokulturën shqiptare, ose nga specialistë që kanë mbaruar shkollat artistike, pavarësisht amatorë apo profesionistë, tregon se Kryetar Çipa, duke e lokalizuar problemin tek emërtesa “iso-polifoni”, përpiqet

të s’postojnë dinakërisht synimin antikombëtar të këtij tjetërsimi, ai tenton të bëjë konkluzionet e polemikave:”Aty ku kemi të bëjmë me një produkt dhe pasuri mademesh

të popullit është e natyrshme që mund të kemi edhe një pasuri sinonimesh e emrash lokalë e dialektorë. Në këtë mënyrë polifonia ka për fjalë e shprehje sinonimike: këngë

shumëzërëshe, vençe, labçe, këngë kokë më kokë e deri te preferenca më e re e tim. Preferencat dhe sinonimet janë personale, gjuha akademike dhe zyrtare është

një, dhe vetëm një. Por qoftë edhe kështu siç e shtron Çipa problemin, nuk na ka sjellë asnjë sinonim që populli, shkenca etnomuzikologjike, apo Ati i tij, artisti që bëri evolucion në folkloristikën shqiptare me “Bejkën e bardhë”, dhe pasurinë e madhe artistike që i la kulturës kombëtare, ta kenë konsideruar “iso-polifoni”, nuk na sjellë asnjë të dhënë që polifonia të quhej iso-shumëzërësh, por është quajtur shumëzërësh.

Çuditërisht Çipa, ngaqë parashikon se do ta akuzojnë, nxiton të na garantojë: “Nuk kam dëshirë të shprehem në pozicion avokatuesi për pagëzuesit e termit të ri”, ndërkohë që, tenton të bëjë realisht avokatin e akademikut Tole: “Në fakt, termi

zyrtar tashmë është fiksuar iso-polifoni…Ky fakt i kumtuar në gjithë mediat e botës, i ripërmendur në aq e aq institucione kombëtare dhe ndërkombëtare të kulturës, mbart

pashmangshmërisht edhe vlerën e një marketingu të pa përsëdytshëm për pasurinë kulturore shqiptare. Tashmë ky është fakt i kryer…”. Me këtë manovrim, Çipa mbjell fatalitet, thua se kjo punë ka marrë fund, sepse e ka vulosur patriarku i etnomuzikologjisë shqiptare akademiku Tole, i cili me fuqi

mbinatyrore është i dërguari i vetë shenjtërisë së tij! Përderisa është kështu, pse

shqetësohet Çipa nga polemikat mes studiuesve amatorë dhe akademikut Tole?! Në vitin 1999 Tole ka shkruar:“ në shek XX trashëgimia muzikore shumëzërëshe me iso, e Shqipërisë së Jugut, u përcaktua dhe u klasifikua nga etnomuzikologjia e re

shqiptare si polifoni popullore”…“duhet të qëndrojmë në shpjegimin e termit polifoni…por edhe ta pranojmë atë tashmë si realitet të provuar nga të gjithë”. Këtë realitet të provuar nga të gjithë, profesor Tole e dhunoi, pa kumtuar në

ndonjë konferencë apo simpozium shkencor, organizuar nga shteti shqiptar për këtë “shpikje”origjinale! E di apo nuk e di këtë të vërtetë, Çipa, s’ka rëndësi, rëndësi ka se pa përfillur asnjë specialist, madje as Institutin e Kulturës popullore, Tole

shfrytëzoi statusin shtetëror të Ministrisë së Kulturës dhe e përcolli në UNESCO, me emërtesën“iso-polifoni”. Përse nuk organizoi konsultime me specialistë, profesorë,

punonjës të institucioneve të specializuara, për ta vendosur zyrtarisht tjetërsimin? Nuk organizoi një tryezë shkencore, sepse qëllimi i tij ishte asgjësimi i polifonisë shqiptare,

gjenezën e së cilës e shpjegon me “të qarën me botë”, dukuri, e cila “nuk është gjë tjetër veçse forma arkaike e të qarit me ulërima, me llahtarë, me britma. Si rit i vjetër kjo e qarë me ulërima ka ekzistuar edhe te popujt e tjerë të Ballkanit dhe të Medheut. Akademiku Tole e barazon “iso-polifoninë” shqiptare me “iso-polifoninë” e vendeve të tjera. Në librin Folklori Muzikor, f. 16 ai deklaron:“Iso-polifonia jonë popullore duhet

konsideruar ashtu siç është: një fenomen elitar i të menduarit muzikor shqiptar , Tole afirmon se , “iso-polifonia” nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por fenomen i të menduarit muzikor, edhe grek, edhe sllav, edhe boshnjak, edhe bullgar, …

e ashtuquajtura “iso-polifoni” e akademikut Tole, nuk ka origjinalitet shqiptar! Pavarësisht se buzuku grek dhe gusla sllave ka venë kufijtë kulturorë. Me “iso-polifoninë” e Toles,

që shtrihet “më gjerë” se sa mendimi muzikor shqiptar, ne nuk i vëmë dot kufijtë tanë kulturorë, ndërkohë që me polifoninë popullore labe e toske i vëmë fare mirë kufijtë

kulturorë edhe ne, sikundër na e ka pohuar prof. Kruta:“Shtrirja e polifonisë në këtë ose atë formë më shumë o më pak, përkon me ato zona ku është bërë kalimi nga kultura ilire në kulturën e kombësisë shqiptare…Struktura të tilla polifonike imitative nuk

dëgjohen askund nëpër treva të tjera të Ballkanit dhe të Europës”. Pra, strukturat polifonike të shqiptarëve, nuk dëgjohen në vendet e tjera Ballkanike, janë një tip i të menduarit muzikor “të ngushtë” shqiptar. Të njëjtin konstatim

e përforcojnë edhe etnomuzikologë të huaj. Me tjetërsimin e polifonisë, si dukuri e të menduarit muzikor “më gjerë”, prof. Tole na dëshmon se “iso-polifonia” nuk është më një dukuri thjesht shqiptare, dhe UNESKO nuk ka përse ta shpalli atë si pasuri të trashëgimisë shpirtërore, jo materiale të popullit shqiptar, por “më gjerë”, pasuri ndërballkanike, ndëreuropiane. Akademiku Tole paska futur në UNESCO një kulturë

muzikore popullore që i përket edhe popujve të tjerë, “iso-polifoninë” dyzërëshe, por me materiale artistike shqiptare, tre dhe katërzërëshe! Këtu është rrufjallëku i prof.

Toles, që identifikon polifoninë popullore shqiptare, tre dhe katërzërëshe, me polifoninë.

Sikundër shihet nuk është fjala për sinonime të kryetar Çipës, por për tentativa asgjësuese të traditave kulturore të Shqipërisë së Jugut. Me një përkushtim të çuditshëm, akademiku Tole argumenton se edhe kjo polifoni, tre dhe katërzërëshe,

nuk është pronë e shqiptarëve:“Do të ishte një ndihmesë e madhe për shkencat e etnomuzikologjisë dhe antropologjisë kulturore në përgjithësi, nëse do të arrinin në përfundimin, se rituali vajtimor është gjithashtu, një nga fillesat e artit dhe kori antik vajtimor nuk është veçse laboratori i tij”.