Fitim Çaushi: A duhet pranuar se polifonia ka karakter antihistorik, sikundër shkruan prof. Tole?

542
– Spiro Shetuni, në librin e parë të serisë për muzikën tradicionale, botuar në vitin 2012 në SHBA, ka shkruar: ”Në një kohë të shkuar, muzika tradicionale polifonike shqiptare duhet të ketë qenë një polifoni dy-zërëshe pa iso. Shkurt mund të mendohet se marrësi dhe prerësi, historikisht kanë lindur së toku. Kohë më vonë, pas tyre, mendojmë se lindi isua, dhe bashkë me të, muzika tradicionale tri-zërëshe shqiptare”.[9] Dhe më poshtë:”…marrësi e drejton muzikën polifonike nga çdo pikpamje…hedhësi, solisti i tretë e pasuron muzikën polifonike sidomos nga pikpamja harmonike…isua është një element i pazëvëndësueshëm i muzikës tradicionale polifonike.”[10]
-Roland Çene:”Folklori i Gjirokstrës bën pjesë në polifoninë labe…stili polifonik që ka kënduar grupi i Xhevat Avdallit është një ndër stilet tepër të rëndësishme të polifonisë labe…kjo polifoni nuk qëndroi brenda qytetit të Gjirokastrës, doli në Shqipëri e në festivale ndërkombëtare”.[11]
-Hysen Filja:”Në studimin e këngës polifonike labe do të ishte me interes që, krahas, këngës të interpetuar nga grupe të rinjsh, të ndalemi dhe në grupet e këngëtarëve me moshë të thyer…te grupi i pleqve të Xhevat Avdalli…”[12]
-Moikom Zeqo:”Vendi më tipik, ku këndohet polifonia është Shqipëria dhe kjo është shumë e çuditëshme, kjo polifoni është shumë e fuqishme në Jugun e Shqipërisë…është vërtet një mrekulli që e kemi kaq të gjallë dhe ekzistenciale polifoninë e Jugut, ku nuk arrijnë të futen ndikime të tjera në këtë mbretëri, në këtë kultivim kaq të vetëdijshëm”.[13]
Sikundër shihet tërë shkenca e etnomuzikologjisë dhe specialistët e etnokulturës, pa përmendur muzikantët dhe kompozitorët e shquar shqiptarë si Çesk Zadeja, A. Paparisto, Shpëtim Kushta, Limos Dizdari etj., e kanë vlerësuar këngën popullore të Shqipërisë së jugut, polifoni. Akademiku Tole, duke mohuar studimet e mëparëshme, me shpjegime antishkencore e imponon dhunshëm sajesën e tij. Madje ai ka kurajën ta konsiderojë këtë fenomen muzikor antihistorik. A duhet pranuar se polifonia rrjedh nga “e qara me botë”, pra nga ulërimat, nga britmat instiktive, sikundër tenton të argumentojë prof. Tole, duke e mohuar si krijimtari të ndërgjegjshme artistike?
A duhet pranuar se polifonia ka karakter antihistorik, sikundër shkruan prof. Tole, apo ka karakter historik? A duhet pranuar se polifonia shqiptare e ka gjenezën prej sirenave greke dhe është përpunuar në korin antik grek, apo është një fenomen shqiptar? Një nga drejtoritë e Ministrisë së Kulturës ka marrë vendimin që në veprimtartë e saj të përdoret termi polifoni shqiptare, por për këtë vendim, po hesht institucioni shkencor që varet prej Akademisë së Shkencave. Është e drejta e gjithkujt ta vlerësojë punimin e prof. Toles, ndonse “iso-polifonia” është sajesë sa e dështuar aq edhe e paramenduar, por nuk mund të mbajë këtë qëndrim një punonjës shkencor i fushës përkatëse, edhe më keq një institucion shkencor… Hipoteza, prof. Tole mund të krijojë sa të dojë, por s’ka të drejtë të përvehtësojë lëndën dhe pasurinë folklorike të popullit shqiptar, si ta kishte pronën dhe çifligun e tij dhe ta tjetërsojë, duke e imponuar në propagadën zyrtare, në librat e muzikës në shkollat 9-vjeçare e deri në UNESKO. 
Ne kemi bindjen se UNESKO-n nuk e ha meraku për terminologjinë dhe etiketat e përdoruara nga prof. Tole, e as nga ndonjë tjetër, ajo është e interesuar për materalin artistik që përmban lënda folklorike dhe kjo lëndë folklorike katër zërëshe quhet polofoni dhe është krijuar dhe zhvilluar vetëm në zonën e Labërisë, sikundër ka theksuar edhe etnomuzikologu Spiro Shetuni.
Mendojmë se është i nevojshëm prononcimin juaj, zoti Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, si institucion shkencor, sepse mbrojtja e kulturës kombëtare është një nga drejtimet e punës tuaj.
Sigal