Figura që lartësoi Kombin Shqiptar

563
ÇMIMI KOMBËTAR PËR LETËRSINË “CARLO LEVI”
Në edicionin e tij të 16-të, Çmimi Kombëtar për Letërsinë Carlo Levi, i cili lind në 1988 me nismën e Rrethi Kulturor “Nicola Panevino” në dobi të autorëve të temave më të mira të diplomës mbi Carlo Levin, shpallen fitues dy autorë italiane, Guido Conti dhe Enzo Vinicio Alliegro, dhe dy autorë të huaj, francezin Andre Vauchez dhe shqiptarin Dritëro Agolli, duke pohuar edhe njëherë se letërsia dhe arti japin një dorë në lartësimin e ndjenjës së përkatësisë duke i dhënë vlerë së ndryshmes. Në edicionin e shkuar patën epërsi Carmine Abate, i cili më tutje u shpall dhe fitues i Super Campiello me romanin “Kodra e Erës”, magjistrati Silvana Arbina, peizazhisti Franco Arminio, Domenico Notarangelo dhe, për Temën e Diplomës më të mirë mbi Veprën e Levit, Ilenia Fulco. Çmimi Kombëtar për Letërsinë Carlo Levi është sot një takim i rëndësishëm në lëmin e kulturës lukeze dhe është padyshim, sëbashku me Parkun Letrar kushtuar autorit pjemontez, një tribut që komuniteti i Alianos i njeh Carlo Levit, i cili ka mërguar në fshatin e vogël, Gagliano tek “Krishti u ndal në Eboli”, gjatë periudhës fashiste në vitet 1935, dhe prehet në varrezat e Alianos në 1975. Ceremonia e dhënies së Çmimit për fituesit u mbajt në datën 5 tetor në Aliano, pranë Auditoriumit të Komunës në Aliano, në praninë e Kryebashkiakut të Alianos Luigi De Lorenzo, Presidentit të Parkut Letrar “Carlo Levi” Antonio Colaiacovo, Presidentit të Këshillit Krahinor të Bazilikatës, Vincenzo Santochirico, Presidentit të Rrethit Kulturor “N. Panevino”, Pietro Dilenge si dhe shkrimtarit dhe mikut të Shqipërisë Z. Raffaele Nigro i cili intervistoi fituesit në vijim të Ceremonisë. Gjatë pasdites, u shfaq dokumentari “Kine-turizëm nëpër vendet e vizituara nga Carlo Levi”, si dhe një përshëndetje nga Grupi Polifonik i Krahinës së Vlorës. 
MOTIVACIONI I ÇMIMIT PËR Z. DRITËRO AGOLLI
Poet, gazetar dhe shkrimtar, ngushtësisht i lidhur me traditën dhe rrënjët e tij nga vendlindja, gjithnjë ka vënë në pah me krenari origjinën e tij. Vargjet e tij i japin jetë një thirrjeje prekëse, në të cilën të gjithë elementet e jetës gërshetohen e shkrihen tek njëri tjetri për të ravijëzuar një identitet i cili është fëmijëri, punë, dhimbje, beteja, dashuri, përhumbje dhe shpëtim. Në romanet e tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Njeriu me Top” me kurajë të admirueshme i jep jetë kritikës sarkastike ndaj burokracisë tek i pari, dhe përkujtimit epik dhe ironik të heroizmit partizan në luftën kundër nazi-fashizmit tek i dyti. Agolli, edhe pse në rolin e tij për njëzet vjet President i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe më pas anëtar i Parlamentit, gëzon një famë të tejskajshme në vendin e tij, që e ka dashur dhe e do me mjaft dhembshuri.
PËRSHËNDETJA E Z. DRITËRO AGOLLI
Të nderuar miq, 
Unë sot duhet të isha atje mes jush, por jam një kalë që i kanë dalë brinjët dhe i kanë rënë patkonjtë nga udhëtimi i gjatë, megjithatë, këtij kali patkonjtë e trurit ende i mbathen. Por të mos bëhem i mërzitshëm si personazh parlamenti, falënderoj Jurinë e Edicionit XVI të Çmimit Kombëtar për Letërsinë “Carlo Levi” dhe veçanërisht Rafaele Nigron, mikun e mirë dhe shkrimtarin e shquar, vepra e të cilit tanimë është njohur dhe pritur në Shqipëri me dashuri dhe vlerësim nga lexuesit e shumtë dhe kritika letrare. 
Unë ndiej një kënaqësi të madhe të marr një çmim me emrin e Carlo Levit, piktorit, publicistit dhe shkrimtarit të shquar, luftëtarit Antifashist dhe ëndërrimtarit për një botë të re pa varfëri, padrejtësi shoqërore dhe pa luftëra. Sikur të ndodhte një mrekulli që Carlo Levi të më shtrëngonte dorën, vetëm kjo gjë do të ishte çmimi më i madh që do të merrja ndonjëherë. Letërsia shqiptare që në fillimet e saj është ushqyer nga letërsia, arti dhe kultura italiane, sepse jemi fqinj dhe, siç thonë, na ndan vetëm një mur uji dhe mbi këtë mur uji siç fluturojnë pulëbardhat në brigjet tona, ashtu fluturon poezia, proza, muzika dhe të gjitha artet e tjera. Edhe një herë, nëpërmjet kësaj përshëndetjeje të shkruar dhe të përcjellë nga vajza ime Elona, ju falënderoj për nderin dhe emocionet që më dhatë me “Carlo Levi”. Pleqtë dhe fëmijët u gëzohen çmimeve.
Dritëro Agolli
2.10.2013
FITUESIT E EDICIONIT XVI TË ÇMIMIT KOMBËTAR PËR LETËRSINË “CARLO LEVI”:
Enzo Vinicio Alliegro, Guido Conti, André Vauchez dhe Dritëro Agolli
Dritëro Agolli eshte poet, gazetar e shkrimtar. Lindur ne 1931 nga një familje ne fshatin Menkulas, afër Korçës, në jug të Shqipërisë, pasi përfundoi studimet e mesme në Gjirokastër, u diplomua në Filologji në Universitetin e Leningradit. Publikimet e tij të para i takojnë vitit 1946 dhe që atëherë, përmbledhja e parë mbresëlënëse me poezi “Në rrugë dolla”, shënjon ripërtëritjen e poezisë shqiptare. 
Motivi dominues i frymëzimit të tij do të jetë përherë lidhja me traditën dhe rrënjët nga vendlindja, të cilat ai me krenari do t’i vërë në pah me këmbëngulje, se fati e donte atë “fshatar dhe poet”. I qëndrojnë besnike këtij frymëzimi, vargjet e poemës “Nene Shqipëri”: 
Me lër të bie në prehrin tënd të ngrohte
O hallemadhja ime shekullore!
Të puth duart e tua , më të mirat në botë,
I ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore;
Duart e tua që u regjën nga puna
Dhe gishtërinjtë që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekëve ….
….
Ja tek më ke, Në krahët e tua , Mua, Birin tënd, shëmbëllimin e qenies tënde, Atë që tha sa hapi sytë Në djep: “Të dua!” Dhe fjalën e peshës së rëndë e ruajtën malet e rëndë. Kushtuar tokës së vet, vargjet e poetit shqiptar i japin jetë një thirrjeje prekëse, në të cilën të gjithë elementet e jetës gërshetohen e shkrihen tek njeri tjetri për të ravijëzuar një identitet: identitet, i cili është fëmijëri, punë, dhimbje, beteja, dashuri, përhumbje dhe shpëtim. Edhe vepra e tij e tregimtarisë, e dendur dhe komplekse, lëkundet mes dy poleve të Luftës çlirimtare dhe shoqërisë bashkëkohëse, nga e cila ai zgjedh të përfaqësojë raportin e veçantë mes botës rurale dhe asaj qytetare. Nga prodhimtaria e tij e pasur me tregime, favorizuar nga mirëpritja që i kanë bërë kritika dhe publiku, përveç përmbledhjeve të ndryshme me tregime, meritojnë të përmenden të paktën dhe dy vepra të tjera. Mbi gjithë të tjerat, romani që doli në Itali në 1993 me titullin “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo”, i cili i jep jetë një kritike sarkastike ndaj burokracisë e që shpalos dhuntinë e guximit dhe të antikonformizmit të Autorit. Në romanin “Njeriu me Top”, publikuar në 1975, vazhdon përkujtimi epik dhe ironik i heroizmit partizan në luftën kundër nazifashizmit. Agolli kështu, edhe për rolin e tij për njëzet vjet si President i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artisteve dhe ligjvënës në Parlamentin Shqiptar, gëzon një famë të tejskajshme në vendin e tij, qe e ka dashur dhe e do me shumë butësi.
Sigal