Festo me Vodafone Albania Po ti a e ke kodin për ulje?

744
Sigal

Kush
nuk e di ende se çfarë është kodi për ulje, do të çuditet po aq sa vajza e
reklamës më të fundit të Vodafone Albania, që shkon drejt kasës së Big Market,
pa e kuptuar fare refrenin që dëgjon gjithandej: “Të lutem kodin për ulje!
Kodin për ulje! Dhe më tej, nuk ke numër Vodafone? Atëherë ti nuk përfiton.”

 Kush
nuk ka ende një numër Vodafone, do të rendë ashtu si ajo, me vrap drejt
dyqaneve Vodafone, për të përfituar kodin për ulje. Po si? Për çfarë uljesh
bëhet fjalë? Një nga ofertat që Vodafone Albania ofron për klientët e saj me
rastin e festave të fundvitit janë avantazhet përmes Vodafone Club. Çdo klient
Vodafone Club, që aktivizon një nga paketat mujore, do të marr menjëherë, me një
sms, kodin për ulje, nëpërmjet të cilit mund të përfitojnë 10% ulje për blerjet
në Big Market, kudo nëpër Shqipëri.

 Fundviti
është koha më e bukur për të dhuruar. Në këtë linjë, ofertat shkojnë dhe përtej
Vodafone Club. Klientët me kontratë Vodafone RED do të përfitojnë dyfish
internet me shpejtësi maksimale në planet e tyre tarifore, duke qenë akoma më
shumë pranë të dashurve të tyre në këto festa,me urime dhe mesazhe.

 Dhe
nuk mbaron me kaq. Vodafone Albania ofron në këto festa edhe argëtim.


sheshin “Nënë Tereza”, të dekoruar enkas për festat e fundvitit krahas
shtëpizave të drurit që ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet dhe lojrave, Vodafone
ka sjell pistën e patinazhit, si një nga këndet më festive dhe simbol i Krishtlindjeve
nëpër botë, tashmë edhe në kryeqytet. Mes shkëlqimit të festave të fundvitit,
Vodafone gjendet gjithnjë e pranë klientëve për më shumë komunikim, më shumë
argëtim dhe buzëqeshje.