Festivali i Kanës ul siparin, “Dheepan” fiton Palmën e Artë

569
Festivali i Kanës ka ulur siparin e tij pas paradës disa ditore të filmave dhe protagonistëve në tapetin e kuq.
Prodhimi kinematografik “Dheepan” i regjisorit Jacques Audiard ka rrëmbyer Palmën e Artë të këtij edicioni. 
Ky film ka të bëjë me dramën e një luftëtari nga Sri Lanka, i cili ka udhëtuar drejt Francës, ku punon si kujdestar në Paris ka qenë prodhimi kinematografik që ka arritur të rrëmbejë Palmën e Artë për këtë edicion. 
Regjisori Audiard është nderuar edhe në edicione të mëparshme me çmime duke kujtuar këtu vitin 2009 ku filmi “A Prophet” mori çmimin “ Grand Prize”. 
Çmimi i dytë i Festivalit të Kanës shkoi për regjisorin hungarez Laszlo Nemes, me filmin e tij “Saul Fia”, ndërsa “The Lobster” i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin e tretë.
Sa i përket çmimeve të tjera të dhëna mbrëmjen e së dielës në edicionin e 68-të të Festivalit të Kanës janë “aktorja më e mirë” është ndarë mes Rooney Mara dhe Emmanuelle Bercot.
Ky vendim i jurisë për të dhënë dy aktoreve çmim është konsideruar mjaft i papritur.
Ndërsa si “aktori më i mirë” është vlerësuar francezi Vincent Lindon për rolin e tij në filmin “La Loi du Marché”.
Lista e fituesve të edicionit të 68-të të Festivalit të Filmit në Kanë: 
Palme d’Or (Palma e Artë)
Dheepan, dir: Jacques Audiard
Grand Prize (Vendi i dytë)
Son Of Saul, dir: Laszlo Nemes
Best Director (Regjisori më i mirë)
Hou Hsiao-hsien, The Assassin
Best Actor (Aktori më i mirë)
Vincent Lindon, The Measure Of A Man
Jury Prize (Çmimi i Jurisë)
The Lobster, dir: Yorgos Lanthimos
Best Actress (Aktorja më e mirë )
Rooney Mara, Carol
Emmanuelle Bercot, Mon Roi
Best Screenplay (Skenari më i mirë)
Michel Franco, Chronic
Palme d’Honneur (Palma e Nderit)
Agnès Varda
Caméra d’Or (Kamera e Artë)
La Tierra Y La Sombra, dir: César Augusto Acevdeo
Short Film Palme d’Or (Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër)
Waves 98, dir: Ely Dagher
Sigal