Festa në Mynih, fëmijë e të rritur, xhiro me tren me Saint Nicolas

547
Fëmijët në kryeqytetin bavarez të Mynihut janë trajtuar në mënyrë speciale në këtë prag festash. Ata kanë bërë xhiro speciale me një tren të vjetër, të shoqëruar gjatë rrugëtimit nga Saint Nikolas, Shën Nikolas, i cili tradicionalisht sipas traditës gjermane, shpërndan dhuratat për fëmijët në javën e parë të dhjetorit.
Të vendosur në një lokomotivë të ndërtuar në vitin 1943, treni i krishtlindjeve bëri një xhiro përqark Mynihut, në një rrugëtim e tur të gëzueshëm që zgjati për 1 orë.
Përgjatë udhëtimit, Saint Nikolas shpërndau edhe dhuratat për fëmijët. Një figurë e ngjashme me Babagjyshin e vitit të ri, Saint Nikolas është santa klausi por që në Gjermani i shpërndan dhuratat jo më 24 dhjetor por në javën e parë të dhjetorit.
“Qëndrova gjatë të gjithë kohës në tren me kostumin e saint Nikolas. Fëmijët ishin qëndra ime dhe me shumë dashuri iu shpërndava dhuratat” tha aktori Jens Bauer, në rolin e saint nikolas.
“Shumica e fëmijëve u mahnitën, reaguan pozitivisht por më të vegjëlit edhe u trembën pak në fillim” shtoi Bauer.
Por xhiron duket se vec të vegjëlve e shijuan edhe të rinj e të moshuar.
“Jemi këtu për herë të parë. Gruaja ime lexoi për këtë xhiro të vecantë nga interneti dhe është dicka shumë e bukur. Është vërtet një udhëtim i këndshëm” tha Manuel Aslanidis.
Ndër pasagjerët në tren ishte edhe Emma, e cila tha se kishte marrë si dhuratë një cantë me ëmbëlsira.
“Ishim këtu edhe vitin e kaluar dhe u kënaqëm. Këtu është shumë bukur, shumë ngrohtë dhe është një atmosefëre e mrekullueshme me santa” tha Johannes Klose.
Sigal