Festa e Birrës: “ Të gjitha rrugët të çojnë në Korçë”

953
Bardhyl Berberi 
Korçë – Korça qyteti i serentave apo siç njihet ndryshe “Parisi i Vogël” ka veshur petkun e festës .Sot është nata e tretë që në Korçë vazhdon “Festa e Birrës” u organizua për herë të parë në vitin 2007 me nismën e Bashkisë së Korçës në kuadër të projektit “Korça, qyteti i festave”, si eventi kryesor i verës korçare. Kryetari i Bashkisë Filo ka thënë se: Viti i parë i organizimit të festës ka shënuar një sukses relativisht të mire, përpos skepticizmit të përgjithshëm dhe hodhi bazat e një eventi me prestigj si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në edicionet e mëtejshme, festa mori përmasa gjithmonë e më të mëdha, duke e kthyer praninë e Bashkisë së Korçës në masë thjesht organizative. Në vitin 2010 Festa e Birrës, u nderua me Çmimin Shqiptar të Turizmit, akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar, si gjetje e veçantë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale. Sot, në përvjetorin e 10 të kësaj feste, për herë të parë festa zgjat 5 ditë, duke pasur parasysh suksesin që ajo ka patur ndër vite. Eventi ka marrë përmasa dhe emër të madh në rrethin festiv brenda territorit shqiptar dhe tashmë është kthyer në festën e vetme dhe më të madhe në Shqipëri, duke përfaqësuar kështu një nga eksperiencat më pozitive dhe më të suksesshme të zhvillimit të turizmit, jo vetëm në qytetin e Korçës, por në gjithë rajonin. Ditët e festës së birrës, karakterizohen nga një numër i jashtëzakonshëm turistësh, i cili arrin mbi 25.000 persona çdo natë. Gjatë gjithë edicioneve të zhvillimit të festës, kanë marrë pjesë jo vetëm birrat shqiptare, por edhe ato të huaja, të cilat përveç shitjeve të konsiderueshme që kanë patur, kanë promovuar fuqishëm edhe produktet e tyre. Ky event, përveç aspektit ekonomik tek i cili përqendrohet zakonisht vëmendja, promovon gjithashtu vlerat kulturore, historike, organizative e gastronomike të një qendre urbane si Korça, njëkohësisht tek turistët vendas dhe sidomos tek ata të huaj. Fakti që kjo festë organizohet çdo vit nënkupton, që intensiteti dhe risitë e saj janë gjithnjë në rritje. Ndër synimet kryesore të organizatorëve të saj, vihet re mbajtja e lartë e interesit mbi këtë eveniment të rëndësishëm, për ta kthyer vizitën në Korçë në një jave festive, ku me patjetër nuk duhet të mungosh. Mijëra vizitorë, zgjedhin Korçën në Gusht!. 140 000 gota birre të konsumuara në 3 netët e Festës së Birrës këtë vit kjo festë do të organizohet në pesë netë ..

“Festa e birrës”, e them me bindje të plotë thotë Nuhi Vinca profesor në UNiversitetin e Prishtinës, është festa më e madhe në Ballkan që organizon vetëm qyteti i Korçës dhe që i takon popullit të mbarë trojeve shqiptar. Festa e Birrës shënoi kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës. Pas suksesit të viteve më parë, kjo festë erdhi këtë vit, në edicionin e dhjetë të saj, e shumëfishuar në të gjitha komponentët. Korça, tashmë i vetmi qytet në Shqipëri që organizon festën e birrës është kthyer në qendrën e festimeve verore në Shqipëri. Në këtë event të madh do të marrin pjesë këto grupe dhe këngëtarë që do të shoqërojnë mbrëmjen: Mbrëmjen gala e çeli i mirënjohuri Ermal Mamaqi i cili prezantoj skuadrën e futbollit Skëndërbeu me uniformat e reja. Në skenë janë ngjitur këngëtarët më të mirë të vendit si Era Rusi, Anxhela Pelisteri, Renis dhe Aleksandër Gjoka, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Devis Xherahu, Flori Mumajasi, Endri e Stefi Prifti dhe Alban Skënderi. Festa vazhdon me intesitet të lartë mijëra pushues që pushojnë në Pogradec janë drejtuar Korçës për të ndjekur këtë festë madhështore të birrës cilësore Korça ..
Sigal