Ferne provokon me të brendshme

605
Ferne Mccann ka hedhur një hap të ri në jetën e saj. Ajo ka bërë modelen duke prezantuar linjën e re të të brendshmeve të markës “By Caprice”.
25-vjeçarja, protagoniste në “Towie” në Britani, dukej shumë seksi në të brendshmet e “By Caprice”-s, të cilat ishin të ngjyrave të ndryshme. Megjithatë trupi i saj perfekt është fryt i punës së palodhshme në palestër. Më herët, Ferne pati deklaruar se ajo stërvitet pesë herë në javë, tre herë me trajnerin e saj personal, një herë me mikun e saj dhe një herë me të ëmën. Pasi u bë imazh i kompanië, 25-vjeçarja deklaroi se ishte një adhuruese e madhe e të brendshmeve të “By Caprice”, prandaj ishte shumë e nderuar që po bashkëpunonte me ta.
Sigal