Femrat që i përkasin këtyre 4 shenjave të horoskopit njihen si “mbretëreshat e dramës”

620
Ekspertët kanë renditur 4 shenjat më dramatike të horoskopit. Mesa duket, nëse këto femra i përkasin këtyre shenjave i dramatizojnë gjërat më shumë se të tjerat. Sipas intv.al, ja pse janë futur në këtë listë këto shenja:
1. Gaforrja
Gaforret njihen si ndër shenjat më emocionale të horoskopit. Ndonjëherë, nuk i kontrollojnë dot gjërat që ndjejnë dhe i dramatizojnë situatat që ndodhen. Sipas intv.al, duhet të përpiqeni ta bëni një gaforre të kthehet në realitet, sidomos kur mendon se gjendja është shumë dramatike.
2. Luani
Dihet që luanët dëshirojnë të jenë në qëndër të vëmendjes. Sipas intv.al ato e duan të lartë standartin e jetës dhe mendojnë se e meritojnë këtë gjë. Nëse nuk e realizon dot këtë jetë që do, menjëherë i dramatizon gjërat. Këto femra njihen që nuk lënë rast pa e bërë një situatë dramatike.
3. Akrepi
Akrepët njihen si shenja më pasionante e horoskopit. Nëse një femër akrep është e mërzitur, i dramatizon shumë gjërat, madje duke u bërë edhe agresive. Sipas intv.al duhet të keni shumë durim me një akrep, duke e lënë stuhinë të pushojë. 
4. Shigjetari
Shigjetarët njihen për energjinë pozitive që kanë në jetë dhe kur fillojnë të bëhen dramatikë nuk e kanë me qëllim të keq. Ato nuk lëndojnë askënd me dramaticitetin e tyre. Sipas intv.al njihen për dëshirën që kanë për të folur shumë dhe kjo i fut edhe më shumë në gjendjen dramatike. Shigjetari është shenja më e “butë”, kur e bën situatën dramatike.
Sigal