Femra shqiptare në hapësirën mbarëkombëtare

578
Femrat shqiptare, janë krenaria e përhershme e kombit tonë. Ato shkëlqejnë kudo, në atdhe e jashtë tij, si dhe në të gjitha profesionet që ushtrojnë, në arsim, sport, kulturë, politikë, mediat vizuele etj. Një emër i ri premtues që shkëlqen në këtë drejtim, është e reja nga Tirana, Klaudia Malaj, të cilës me të drejtë, i është besuar një detyrë e nderuar, që çdo moshatar i saj,do ta ëndërronte dhe kishte lakmi.
Siç i kujtojmë ende me dhembje, vitet e 90-ta, ishin ndër më të vështirat për popullin tonë, kohë kur shumë familje shqiptare u detyruan të iknin nga atdheu, madje disa edhe për të mos u kthyer më kurrë, në kërkim të mbijetesës nëpër vende të ndryshme të botës, fatkeqësi të cilën e përjetoi edhe ajo me prindër. Klaudia është fëmija i parë në familje, e lindur më 4 qershor të vitit 1992, në Sarbrücken të Gjermanisë, ku atëbotë ata gjendeshin përkohësisht, për tu kthyer vetëm një vit pas lindjes së sajë, që më 1993, përsëri në atdhe.
Prindërit e Klaudias, nëna Pranvera nga kryeqyteti Tirana dhe babai Lavdoshi nga qyteti historik i Flamurit, Vlora heroike, kanë edhe një djalë, 2 vite më i vogël, nga ajo. Edhe pse e re në moshë, Klaudia është e njohur si udhëheqëse profesionale e emisionit të kulturës në “Radio Tiranë”. Në veçanti, bie në sy për aftësinë në komunikim, thellësinë e mendimit dhe lehtësinë me të cilën trajton edhe temat më komplekse në emision.
Bukuroshja e ëmbël
Nga të gjithä ata që e njohin, Klaudia cilësohet si një bukuroshe e ëmbël me kaçurrela të gjata, e cila pareshtur ofron buzëqeshje me plotë dashamirësi. Ajo, çmohet sidomos shumë për sjelljen e mirë, qëndrimin parimor dhe komunikimin familjarë e vllazëror me secilin bashkëbisedues. Emri i saj, është portret i nderuar i medias dhe kulturës sonë kombëtare,vlerësim ky i cili nuk mund ti atribuohet secilit pretendues, autor apo krijues të sotëm. Që në fëmijëri, thotë se i pëlqente pa masë aktërimi, urse nga klasa e shtatë e shkollës fillore nis të shkruaj edhe poezi. Krijimet e saj, ishin tejet serioze për moshën dhe temë të preferuar kishin dashurinë, ani pse autorja e tyre, ishte ende e re në moshë dhe për këto ndjenja njerëzore, kishte “mësuar” jo në mënyrën më të mirë, nga vërshimi i shumë serialeve të pa seleksionuara televizive, që atëkohë shtëpitë mediatike shqiptare kudo, emetonin me bollëk. Megjithatë, poezitë e saj, rreth 200 të tilla, ishin aq përmbajtësore, sa që ata të cilët i lexonin, jo rrallë ndodhte të mos besonin fare, se ato i takonin kësaj autore prestigjioze.
Madje qysh në atë kohë, poezia me titull “Dilema ime” do të vlerësohej lartë dhe vendosej në tabelë nderi, në klasën e tetë, të shkollës fillore, ku Klaudia atëherë shkruante:
Dilema ime
Në rrugët e jetës po eci unë tani.
Të zgjedh Atë, apo Tjetër, nuk di.
Sa gjëra kërkojmë në jetë
Tjetër duam, e tjetër jeta na jep
U lodha duke dëgjuar premtime pa besë
Nuk shohë një dritë jeshile që në jetë të vazhdoj
Por vetëm e kuqja në semafor më ndaloj.
Kjo ishte njëra nga poezitë e pakta të ruajtura nga ato vite, kurse të tjerat, ajo pothuajse do ti griste që të gjitha.
Në shkollën e mesme “Asim Vokshi”
Më 2007-2011, në shkollën e mesme “Asim Vokshi” në Tiranë, Klaudia do të mësonte spanjishten dhe rusishten. Njëkohësisht, ajo vazhdoi të shkruante përsëri poezi, të cilat edhe pse herë pas here i publikonte në fb. duke mos u ndjerë sa duhet e mbështetur ,nuk do ti ruante as ato. Në fakultet, në vend të aktrimit që e pëlqente vet dhe dëshirës së prindërve për të studijuar mjekësinë, ajo krejt rastësisht do të vendoste për gazetarinë, të cilën do ta mbaronte në vitet 2011-2014, ani pse, pikërisht atë, nuk e kishte përmend as kujtuar kurrë si profesion të jetës së saj. Pas, mbarimit të bachelorit për gazetari, të cilin sapo e ka përfunduar, Klaudia fillon “Masterin shkencor për mardhënie me publikun”.
Në fillim të vitit të dytë, ajo nis të shkruaj tek një gazetë javore përreth një vit boton aty. “Nuk kisha provuar kurrë më parë me komente dhe opinione, por në vit të tretë, shkrimet nisa t’i dërgojë tek një e përditshme, ku publikova edhe diplomen time”,… thotë në mes tjerash Klaudia.
“Në tetor të 2014, shkoj për praktikë tek Televizioni Publik Shqiptar, kurse në prill të 2015 kalova në radio, ku kam hapësirën time me intervista, vazhdon Klaudia. “Të them të drejtën i dua që të dyja, radion dhe televizionin. Madje, sa herë dal në terren për një intervistë që më duhet në radio, më merr malli shumë edhe për televizionin. Në Radio Tiranë, Klaudia bënë një punë të denjë që i sjellë jo vetëm vëmendje por edhe respekt e mirënjohje, derisa ajo vazhdimisht trajton vlerat e elitës krijuese të të gjithë kombit pa përjashtim. Shumë çuditshëm lindin edhe poezitë e mija, shprehet Klaudia; “kjo (poezi) përshembull lindi kur po fshija pluhurat në shtëpi.
Heshtja nga unë mësoi të flasë
Piktori mbi pluhur, një portret pikturoi.
I dha sy që të shikoi.
I dha vesh që të dëgjoi.
I dha gojë që me të të bisedoi.
I mësoi fjalët dhe e kompletoi.
“Përse më dhè jetë, dhe s’më dhè zemër?” – Portreti i tha!
Nuk ta dhashë, – u përgjigj piktori, – se do lëndoheshe sa më s’ka!.
Dy poezitë e paraqitura në këtë shkrim, janë të vetmet që nuk kam grisur…sqaron autorja.
Portreti i gazetares
Opusi krijuesi Klaudias, është i lidhur ngushtë me rolin e gazetares dhe redaktores në emisionet kulturore të Radio Tiranës. Intervistat që udhëheq Klaudia, shoqërohen me butësinë e zërit të mrekullueshëm dhe buzëqeshjen e magjishme, të cilat i emiton me aq përkushtim e dinjitet para publikut të gjerë mbarëkombëtar.
Pra, siç do të thoshte edhe autori me famë botërore dhe biografi i shquar, Stefan Cfajg: ajo sikur merrë me vete kudo edhe diellin e saj, me të cilin edhe krijimeve tjera nga autor të rinj, u ofron atmosferë sipërore shkëlqimi, u jep atyre ngjyrë tejet vezulluese dhe shije të adhurushme interesimi, deri në pafundësi. “Diell” ky, i cili ndihmonë atë të ngrohë dhe shkrijë zemrat e krijuesve shqiptar nga të gjitha trojet tona etnike. Në punën që bënë, ajo është dëshmuar të jetë e zonja të trajtojë edhe tema të arrira me përmbajtje, nocione dhe zhanre të ndryshme krijimesh, që kanë të bëjnë me majat e mendimit ideor dhe kulmet e mjeshtrisë krijuese e artistike nga emra autorësh të cilët, jo rastësisht kombin tonë e bënë të njohur edhe në botë.
Ndaj, trajtesat e saj, që nga fillimi, marrin dimensionet e kronikës së kohëve,dhe përjashtojnë çdo mundësi kolizioni apo fenomeni të ashtuquajtur të goditjeve të dyfishta; “të shprehjes dhe mendimit” siç do të thoshte i madhi Roland Bart, të cilat me siguri do të mbeten shembulli më sublim edhe për brezat që vijnë në të ardhmen.
Bashkëbisedimi brenda dhe jashtë vendit
Të përgjigjesh në mikrofon para syve shkëlqyes me reflektime aq të thella metaforike të Klaudias, është një sfidë e vërtetë, ngase çdo pyetje, sqarim, plotësim e trajtim faktesh, ajo e shndërron në art, gjatë intervistave të saj të zhvilluara me aq kujdes e përkushtim…”
Njëjtë edhe krijimet e Klaudias, na vijnë si shfaqje të rralla artistike, shoqëruar me polifoni zërash poetikë,e që parë nga cilido këndvështrim, ato përherë spikasin për vlera të larta përkushtimore, si të ishin pjesë të zgjedhura nga shënimet jetësore të kolosit botëror të letërsisë, të famshmit Franc Kafka; në të cilat përkundër moshës së saj të re, dominon përmbajtje e “pjekur” jetësore, interesante dhe autentike.
Kështu, puna, talenti dhe përkushtimi i saj, vërtetë kanë madhëruar në mënyrë meritore, emrin e Klaudias. Karakteristikë e krijimeve të së cilës, mbetet vargu i shkurtër por tërheqës e domethënës i cili, nga të gjitha grupmoshat e adhuruesve, lexohet me një frymë dhe plotë ëndje e ndjesi:
Rruga bëhet duke ecur
Nuk e dua gjithë jetën si një fundjavë
Nuk dua shpesh festa të zhurmshme
Nuk kam kërkuar vetëm sukses në jetë
Ke edhe dështime
Ka orë që nuk mbarojnë kurrë
Tradhëtarët dikur ishin miqt tanë
I donim shumë. …..
Ajo na vjen edhe si misionare që zotronë “universin” e lartësuar me frymëzime poetike nga dashuria, si dritë e jetës e cila e shoqëron Klaudian në rrugëtimin e saj kudo:
Në heshtje të kërkova
Nuk di ç’t’i bëj kujtimit që le në dhomën e braktisur.
Nuk të kam, por as harruar në mendjen time nuk je.
Ti ishe aty sërish, me puthje përqafime dhe ëndërrime.
Më ndiqje dhe sot në ëndrrat e largëta që mbetën kujtime.
Me një fjalë, jo vetëm në poezi, por edhe në jetë e profesion, Klaudia është një femër e kompletuar, e cila gjithmonë ka vizion për risi dhe aktivitet të pareshtur kulturor.
Të jesh pjesë e këtij suksesi, sigurisht që nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë sa duket,por kujdesi me kohë dhe për çdo gjë duke mos i lënë asnjë detaj rastësisë, ka bërë që gjithçka të ecën në drejtimin e duhur dhe kthyer Klaudian në simbolikë të punës dhe sjelljes shembullore.
Femrat e tilla, nuk janë rastësi, ato sikur vijnë të lindura për sukses dhe arritje. Madje ato, shpesh herë dinë të jenë më të zonja se meshkujt, të udhëheqin me shumë firma të mëdha, institucione me rëndësi dhe poste të larta shtetërore, duke mundësuar tejkalimin e kufijve të mbetur të ndasive gjinore edhe në shoqërinë shqiptare.
Duke njohur Klaudian, bindemi plotësisht se natyra e butë dhe e padjallëzuar e pamjes së saj, përveç mirësjelljes së përhershme që buron pashtershëm nga kjo fytyrë engjëllore, na njeh edhe me një femër me karakter të fortë,e cila është në gjendje t’i bëjë ballë çfarëdo sfide dhe menaxhojë çdo detyrë të besuar me sukses e përkushtim, për çka ajo dhe nderohet me dhjetëra komente e mirënjohje të ndryshme nga të intervistuarit e shumtë.
Ndaj, në shenjë respekti për punën, përpjekjet dhe angazhimet e saj, përveç mirënjohjes më të madhe dhe falënderimit të veçantë e meritor, për optimizmin, vendosmërinë profesionalizimin dhe kreativitetin që ajo në vazhdimësi sjellë e promovon, mes nesh me aq dashamirësi dhe elan të pafund, me të cilat na bënë të krenohemi të gjithë ne, është i pashmangshëm edhe një urim i përzemërt me dëshirat më të mira për suksese të mëtejme e të gjithanëshme në karrierë, si dhe për shëndet e lumturi të përhershme dhe gjithë të mirat në jetë, për këtë fenomen të artit e të kulturës radiovizive, portret të suksesit dhe burim origjinal të buzqeshjes magjike, që presim, shpresojmë dhe dëshirojmë me gjithë zemër, të bëhet emër i nderuar në gjithë hapësirën kombëtare, Klaudinë tonë!
Sigal