Femra, partneri nuk jua kthen mesazhet shpejt? 4 gjërat që duhet të bëni!

558
Në disa raste, ndarjet ndodhin edhe për shkak të komunikimit jo të mirë nëpërmjet telefonit.
Pyetja, se kush duhet të shkruajë, apo telefonojë i pari, ende mbetet një dilemë për të gjithë. Sipas intv.al, nëse partneri nuk ju kthen mesazhin, kur ju dëshironi, duhet të bëni këto 4 gjëra:
1.Prisni
Edhe pse duket e lehtë për ta bërë këtë gjë, në realitet nuk është e tillë. Ju nuk keni komunikuar pothuajse gjithë ditën së bashku, pra i keni dërguar, por nuk jua ka kthyer. Ndoshta diçka ka ndodhur, prandaj nuk duhet të shkoni në ekstrem duke i dërguar ndonjë mesazh që më pas edhe mund të pendoheni. Ekspertët, sugjerojnë se për çdo lloj rasti, duhet të prisni dhe më vonë do sqaroheni më mirë. Ai që dëshiron të komunikojë me ju, do e gjejë mundësinë për ju.
2. Mos reagoni kur jeni të nevrikosur
Njerëzit në nerva e sipër nuk dinë se çfarë thonë, prandaj ekspertët sugjerojnë se duhet të jeni të qetë nëse dëshironi të flisni me mesazhe me njëri-tjetrin. Fakti se ai nuk po ju kthen përgjigje, nuk do të thotë se duhet të ziheni. 
3. Mos shkruani këto fjali
Sipas intv.al nuk duhet t’i dërgoni veçanërisht këto mesazhe: Ku je?
Si ka mundësi që nuk më kthen përgjigje?
Mesa duket po të shqetësoj, sepse po del me dikë tjetër.
Mos harroni vajza, se nëse dërgoni këto mesazhe, me siguri do e largoni këtë mashkull nga jeta juaj.
4. Mos i shkruani për planet që mendoni të bëni së bashku
Nuk ka asgjë të keqe, të bëni plane së bashku, por nëse i bëni presion, duke e rezervuar shumë ditë më përpara, partneri do ndihet jo mirë. Ndonjëherë është mirë që gjërat t’i bëni pa planifikuar diçka serioze, ku në momentin e parë që nuk e realizoni do ndiheni keq. Merreni më lehtë.
Sigal