Femra e fundit në kopertinën e Playboy është Kristy Garett

686
Kristy Garett do të jetë personazhi i fundit që do të shfaqet në faqet e “Playboy” para se revista të ndryshojë komplet format.
Revista do të ndryshojë kontekstin në muajin mars.
Drejtuesi i “Playboy” e mori kete vendim në muajin tetor duke thënë se në këtë revistë nuk do të shfaqeshin më femra të zhveshura pas 60 vitesh që ajo është krijuar.
Femra e parë që u shfaq në këtë kopertinë ka qënë Marilyn Monroe në vitin 1953. Garret, kopertina e së cilës pritet të dalë në treg javën e ardhshme, shprehet se kjo paraqitje do i ndryshojë asaj jetën.
“Jam shumë krenare që e kam bërë një gjë të tillë për Playboy. Jam bërë pjesë e historisë”, ka thënë ajo për “New York Daily News”. “Eshtë shumë e rëndësishme për mua pasi ajo është një revistë ikonë. Të jem modelja e fundit që pozoj nudo për “Playboy” më bën të qaj dhe të qesh në të njëjtën kohë”.