Femra, ai zhduket pasi ju takon? Mos bëni këto 5 gjëra!

715
Të dalësh në takim me dikë që pëlqeni, është diçka e bukur, por edhe me përgjegjshmëri.
Mund të ndodhë që të dalë me sukses, por edhe jo. Ja disa arsye, pse kur dilni me dikë, nuk jep rezultatin që prisnit:
1. Hiqen si dikush tjetër
Për t’u dukur sa më perfekte, ju gaboni, duke u hequr si dikush që nuk jeni. Shprehni dëshira dhe mendime, të cilat nuk janë tuajat. Personi që po dilni, ka raste edhe e kupton, prandaj takimi ju dështon.
2. E teprojnë me pamjen e jashtme
Fakti që po dilni në një takim, nuk do të thotë se po shkoni në dasëm. Nëse lyeheni, apo visheni në mënyrë të ekzagjeruar, nuk do lini përshtypjen që do donit te ai person. Sa më thjeshtë, aq më shumë sukses do keni.
3. Më shumë flasin sa dëgjojnë
Kujdes, duhet edhe ta dëgjoni tjetrin, sepse do tregojë shenjë respekti që keni për të. Nëse flisni vetëm, sipas intv.al ju do e mërzisni dhe do tregoni se jeni egoistë dhe nuk ju intereson fare mendimi i tij.
4. Flasin për ish-in
Ju sapo keni takuar një person të ri në jetën tuaj dhe direkt flisni për të shkuarën. Mos nxitoni, pasi keni të bëni me një person i cili është shumë i ri në jetën tuaj dhe asgjë nuk e keni të sigurt. Më pas ai nuk do dëshirojë t’ju takojë më, pasi jeni bërë të mërzitshme.
5. Mezi presin që ai t’i puthë
Ju vërtetë e pëlqeni këtë person, por mos e jepni direkt veten. Bëhuni më pak të durueshme dhe do e shikoni që do bëheni më interesante. Mos harroni që gjërat e lehta, askush nuk i do.
Sigal