“Fëmijët shtojnë peshë për faj të prindërve”

13
Fëmijët shëndoshen më shumë nëse nga ana e prindërve duken mbipeshë. Ky efekt ndodh në distancë të madhe vitesh, thotë një studim i fundit.
Fëmijët që konsiderohen me më shumë kile nga prindërit rreth moshës 4-5 vjeç kanë tendencën të marrin më shumë peshë në adoleshencë, 14-15 vjeç. Ky është rezultati i studimit të psikologëve Eric Robinson dhe Angelina Sutin, që kanë studiuar të dhënat e 2823 familjeve australiane.
Ata kanë matur gjatësinë dhe peshën e fëmijëve 4-5 vjeç duke i kërkuar më pas prindërve ti konsiderojnë si mbipeshë, shumë mbi peshë dhe peshë normale.
Në moshën 12-13 vjeçare fëmijët u krahasuan përmes fotove gjatë rritjes së tyre dhe u është kërkuar nëse kanë ndjekur ndonjë dietë dobësimi apo për të humbur peshë.
Në një kontroll të ri për peshën dhe gjatësinë në moshën 14-15 vjeç rezultoi se perceptimi i prindërve lidhej me një rritje në peshë tek fëmijët pas 10 vjetësh.
Fëmijët që konsideroheshin mbipeshë në moshën 4 apo 5 vjeç kishin tendencën të shtonin në moshën 14-15 vjeç. Kjo ndodhte si me meshkujt dhe me femrat, pavarësisht nga pesha në fillim të studimit.