Federik Shopen, kKompozitor i madh romantik dhe pianist virtuoz

639
Kur Shopeni ishte në Londër, u tha miqve se një natë më parë nuk kishte mundur të flinte. Ditën tjetër në shtëpi gjeti një krevat me sustë, me dyshek me pupla dhe 2 jastëkë. Ato i kishte sjellë fshehurazi jë admirues i Shopenit. Më vonë u mor vesh se ky ishte një fabrikant pianofortesh.
***
Në Angli dhe në Skoci për Shopenin tregonin kujdes të madh. Ai u thoshte miqve:
-Gjithë ky interesim më mërzit dhe më shqetëson shumë. Edhe pse kudo më rrethojnë njerëz e ndiej veten të vetmuar tmerrësisht të vetmuar. Anglezët nuk janë si francezët e mi të dashur. Ata e duan artin jo se e kuptojnë, por sepse është luks. Ç’duhet bërë kur mbas darkës ata e zhytin në bisedat e tyre që unë nuk i kuptoj dhe në uiskin e tyre që unë nuk te pëlqej? Nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm ti dëgjoj kur flasin dhe ti vështroj kur pijnë.
****
Shopen ishte shumë i varfër. Miqtë e tij përpiqeshin që ti jepnin para fshehurazi sepse nuk pranonte. Admiruesja e tij Stërling i dërgoi një letër anonime me 25 mijë lira. Portjerja, që nuk e dinte ç’ishte ajo letër, e vuri në sahatin e madh dhe e harroi atje. Muzikanti po jetonte gjithnjë e më keq. Pas disa kohësh Stërling e pyeti Shopenin nëse e kishte marrë letrën. Kur mësoi se e kishte marrë, ajo qe e detyruar ti tregonte të vërtetën. Shopeni protestoi dhe tha:
-As mbretëresha e Anglisë nuk do të më detyronte të pranoja një dhuratë si kjo!
***
Një këpucar i pasur e ftoi Shopenin në shtëpi. Pasi hëngrën drekë ai iu lut mjeshtrit të ulej në pianoforte. Shopeni deshi të shmangej por tjetri nguli këmbë.
-Aman të lutem,-I tha I zoti I shtëpisë,-Vetëm sat ë shoh se si luhet piano.
Shopeni u detyrua të luante në piano. Disa ditë më vonë ishte ai që e ftoi këpucarin. Pasi hëngrën I solli të ftuarit në mes të dhomës një tryezë të vogël këpucari me të gjitha veglat dhe iu lut të bënte një palë këpucë.Kjo i habiti të gjithë, por Shopeni I tha pa të keq:
-Kini mirësinë , ju lutem, vetëm sa të shoh se si bëhen këpucët.
Sigal