Fatos Rudha: Akuareli po kthehet në modë

1150
1976 -1991- Piktor grimior, autorë dhe bashkautorë në 21 filma artistikë.
1991- 1992 -R.T.SH, piktor grimior në 4 filma televizivë.
1992- 1995-R.T.SH kameraman në 6 filma dokumentarë.
1995-1998 -Alba Tv . 6 dokumentarë dhe disa emisione për figura të shquara shqiptare. Francë
M.D.A anëtar i shtëpisë artistike në Paris.
1999 -Ekspozitë personale — Creteil.
2000 -Ekspozitë personale 70 tablo vaji -Melun. 
2001 -2009 ekspozitë personale Paris 16.
Shumë piktura të tij në vaj dhe akuarel janë ekspozuar në galeritë e Nju Jorkut, Shangait, Londrës etj. Më parë duke përfituar nga ekspedita e grupeve të xhirimit nëpër të gjithë Shqipërinë Fatosi ka realizuar dhjetëra tablo vaji, kryesisht personale dhe kjo eksperiencë vazhdon edhe në Francë por jo me vaj, por me teknikën e akuarelit si në Normandi, Alsasë, Bretagne, Dordogërçre, Provence, Cote Dazur e Paris. Pikturat e akuarelit janë me peizazhe dhe kompozime nga Shqipëria veriore, Shkodra, Kruja, Thethi etj. Për më tej këto piktura vazhdojnë në Tiranë, Berat, Gjirokastër, Butrint dhe bregdeti i jugut, Himarë, Qeparo etj. Në këtë ekspozitë ekspozohen 30% e punimeve. Para disa ditësh si hapi ekspozitën e fundit në Muzeun Historik Kombëtar.
Cili ishte qëllimi i ekspozitës së fundit me piktura në akuarel?
Qëllimi ishte që të vija nga Franca në vendin tim të bëja prezent pikturat e fundit në akuarel, kryesisht peizazhe nga Franca dhe Shqipëria të cilat i kam bërë për disa vite. Duke qenë se në Francë kam hapur ekspozita me këto piktura mendova se do ishte po aq e rëndësishme edhe ëpr atdheun tim.
Sa piktura janë në ekspozitë dhe kryesisht ku je bazuar?
Janë rreth 50 piktura në akuarel ku thuajse të gjitha janë peizazhe nga dy vende ku unë jetoj, Shqipëria dhe Franca. Pra ka peizazhe nga qytetet kryesore por edhe nga bregdeti i dy vendeve.
Mendon se tashmë është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare dashuria për pikturën dhe domosdoshmërisht blerja e pikturave nga shqiptarët?
Mund të them se për çdo ditë shqiptarët po e dashurojnë pikturën. Ndoshta nuk është kthyer në kulturë por në përgjithësi vërehet se shqiptarët e duan një pikturë në shtëpi, Pra po kthehet në kulturë.
A është e vështirë të jetosh sot me pikturë?
Shumë e vështirë. Them për në Shqipëri. Në Francë ndryshon puna. Franca është kryeqyteti botëror i kulturës dhe aty piktura shikohet si domosdoshmëri në shtëpitë e qytetarëve. 
Pse je ndalur tek akuareli?
Më pëlqen. Mund të them se e ndjej veten më të sigurt në këtë lloj pikture dhe sot është kthyer në modë piktura me akuarel Është e vështirë por dhe e bukur. 
Sigal