Fatos Lubonja merr “Prince Claus” nga familja mbretërore holandeze

804
Publicisti dhe gazetari Fatos Lubonja është vlerësuar me cmimin “Prince Claus” nga familja mbretërore holandeze. Ceremonia e veçantë është mbajtur në Pallatin Mbretëror në Amsterdam. Lubonja është vlerësuar si personalitet i pavarur dhe objektiv dhe si një zë kryesor për kritikën në vendin e tij.

Ky çmim i është dhënë Fatos Lubonjës për përshkrimin që ka bërë në letërsinë e tij episodeve kyçe të historisë së Shqipërisë si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.

Lubonja është vlerësuar gjithashtu për objektivitetin në analizat e tij dhe ruajtjen e pavarësisë nga të gjitha partitë politike Çmimi “Prince Claus”, u jepet personaliteteve të fushave të ndryshme, nga letërsia deri tek fotografia.
Sigal