Fatmir Hysenbelliu: Së shpejti sjell Pamela Anderson në Shqipëri

667
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare dhe biznesmeni, Fatmir Hysenbelliu, ka premtuar se do të sjellë aktoren e famshme të Bayëatch, Pamela Anderson në Shqipëri.
Hysenbelliu tregoi se si është njohur me aktoren e Hollywood.
“Kam qenë i ftuar në një eveniment që e organizonte, nuk i fton ajo të ftuarit, por ishin njerëz të tjerë. Na qëlluan vendet të dy ngjitur, ka qenë rastësi se ngaqë nuk isha çift. Kështu krijuam miqësi. Unë i thashë jam në Majemi për biznes, edhe ajo tha që do shkoj dhe unë në Majemi për premierën e Bayëatch. Ka qenë rastësi. Kemi miqësi të mirë. Të flasim për aparencën është akoma shumë e bukur. Ka shumë djem të rinj që e ngacmonim me mesazhe. Në Shqipëri mendojnë hë ajo plaka, por në të vërtetë është shumë e mirë. Do mundohem ta sjell në Shqipëri, doja ta sillja në një festë që u bë pak më parë, por nuk mundi të vinte” tha ai.
Sigal