Fate Velaj, artisti shumëdimensional

940
Intervista e kreut të Galerisë Kombetare të Arteve, Zotit Artan Shabani
Një opinion i zgjedhur nga Kreu i Galerisë Kombëtare të Arteve Artan Shabani për zotin Fatmir Velaj, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në emisionin “Përtej politikës” në Radio Tirana nga moderatorja Blerina Hamzollari.
Kush është Fatmir Velaj për ju? Çfarë ju lidh sëbashku?
Si e ka thënë Kryeministri dhe artisti Edi Rama që kishte të drejtë kur tha se, të flasësh për Fate Velaj, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë për faktin se Fate Velaj është një qytetar pa koordinata të përcaktuara, një udhëtar ndërkufitar dhe një artist jashtë kufijve. Pra, për fokusin që ka shoqëria jonë për individin mund të themi, se ai është një person atipik. Fate Velaj të imprensionon me prezencën e tij shumëdimensionale, sepse atë e gjen njëkohësisht në Vjenë, në Bruksel apo në Neë York City dhe, po në të njëjtën kohë, e gjen në Vlorë, në Kaninë si dhe në Rradhimë, dhe këtë e them mbasi ai është një busull në mardhënje me vendlindjen, origjinën familjare, me detin, me miqtë ashtu si dhe me mijra njerëz të panjohur nëpër botë, ashtu si dhe me anijen e Baçit, që janë pjesë e historisë së këtij monarku të fotografisë. Fate Velaj është një djalë, një zoteri, një artist, një qytetar i pa lodhur, i pa epur, është një njeri që e mbush minutën, ditën, orën, e mbush javën, e mbush muajin, vitin dhe jetën e tij plot me kujtime. Me kujtime por, jo në sensin që ulet e shkruan apo flet dhe jeton me kujtime, pra me të kaluarën. Kujtimet e tij vijnë nga e ardhmja dhe jo pa qëllim këto kanë qenë pjesë e realizimeve të tij artistike, si në pikturë dhe fotografi. Fate Velaj ka një dimensionin unikal të mardhënies me qenien e vet, me imagjinatën e vet, me ndjesinë e vet, me atë sesi i artikulon ato në jetën e tij të përditshme. Por, më tepër unë do të theksoja ato dimensionet e jetës së tij artistike; në pikturë, në fotografi si dhe në letërsi ku spikat me një narrative e stil unikal. Fate Velaj observon, që do të thotë se Fate ndodhet në një vëzhgim të pandalshëm të gjithçkaje që atë si dhe vetë ne na rrethon madje, dhe të pashikueshmen, atë që është matanë planit të tretë që të tjerët e shohin në sfond, ai e sjell në plan të parë. Kjo është ajo që e bën të ndryshëm artistin Fate Velaj nga artistët e tjerë. Ai është një njeri që nuk i shpëton detaji, mbasi ai punon me detajet, punon me portretin, punon me psikologjinë e portretit, me thellësitë e karakterit të tyre duke mos klasifikuar ato sipas gjendjes sociale, por duke e pare atë në një dimension horizontal, jo atë vertikal. Fate Velaj është një njeri me shumë sentiment, shumë pozitiv, në këndvështrimin tim, si dhe të gjithë atyre që e njohin. Midis të mirës dhe jo të mirës gjithmonë jep më të mirën. Pra, ka një energji pozitive e këtë e ka reflektuar dhe e reflekton në jetën e tij të përditshme, në skenën e artit, politikës, në të gjitha shoqëritë që ai bën pjesë. Fate Velaj është pjesë e shoqërisë shqiptare dhe austriake, por, në të njëjtën masë dhe i shoqërive më të spikatura evropiane dhe vendeve arabe. Pra është një kozmopolit. Kur një njeri arrin në një dimesion të kozmopolitizmit nuk meret me provincat. Nuk meret me sfumaturat, të cilat janë të pa rëndësishme. Fate Velaj i evidenton këto sfumatura, i lë mënjanë ato duke i degdisur të vetshpallurat plan i pare në plan të tretë duke sjellë para syve dhe mendjes sonë atë që gjatë vëzhgimit observues e kishte parë diku larg dhe I solli në plan të parë.
Kjo kërkon një kurajo qytetare dhe Fates, kjo nuk i mungon. Pra Fate Velaj nuk ka boshllëqe se është një njeri i jetuar. Brenda tij ka shumë botë. Ka shumë lloj-lloj jetësh. Dhe kjo vjen si një produkt i një eksperience të akumuluar në vite. Fate Velaj është një njeri dhe një prind i mirë. Një bashkshort shumë i mirë. Në çdo bisedë që bëjmë ai nuk lë pa përmëndur Klarën që është bashkshortja e tij, vajzën e tij që e ka një studente të shkëlqyer në Angli apo djalin e vetëm; poet, sharmant dhe elegant. Ai u jep miqve dhe shokëve të tij të fushës së diplomacisë si dhe të fushës së kulturës gjithçka nga eksperienca e nga miqësitë e tij. Ai nuk lë rast pa i përmendur ata, pa përmendur Ilir Kernin me të njëjtën ndjenjë që përmend dhe Luan Topçiun, Hermann Nitsch e artistë me famë botërore, miq të tij. Unë mendoj që Fate Velaj nuk ka një qytet, nuk është pjesë e Vlorës. Ai është pjesë e realiteteve që ai ka prekur e përjetuar e së fundmi, hedhur nëpërmjet shkrimeve, nëpërmjet pikturave, fotografive, forumeve, debateve mbi të ardhmen e tij, Shqipërisë si dhe vetë Europës. Për sa i përket veprës së tij, ajo s’duhet ndarë. Pra personi Fate Velaj është vetë vepra e tij. Vepra është vetë artisti, vetë personi, vetë individi, ndërsa të tjerat janë si pjesë e një konteksti. Pra, duhet parë fotografia, duhet parë piktura, duhet parë literatura, duhet parë dhe mardhënia që ky ka me të treja ato si dhe me vetveten. Nuk mund të thuhet që Fate Velaj është një piktor, por është edhe piktor, ashtu siç nuk mund të thuhet që është një fotograf, sepse ai nuk kërkon të jetë një fotograf, por e shikon fotografinë si pjesë përbërese e artit të tij gjithpërfshirës. Fate Velaj është një artist nëpërmjet zhanreve të pikturës dhe fotografisë si dhe një shkrimtar e diplomat. Pra ka shumë gjëra brenda këtij personazhi. Këto lloj personazhesh nuk para ndeshen. Nuk ndeshen thjesht në kulturën, ose në jetën e përditshme. Për këtë gjë unë e quaj një personazh atipik, ekspresiv, një njeri që rrezaton entuziazmin që buron nga tërësia e të trejave. Unë e konsideroj veten një njeri me fat që Faten e kam mik. Kjo nuk është një miqesi provizore, nuk është një miqësi, sepse ne na bashkon arti por, është një miqësi që na bashkojnë eksperienca të ngjashme, eksperienca të rrugëtimeve tona. Fate Velaj’n unë e shikoj si një njeri që është gjithmonë në lundrim. Që të lundrosh të duhet të dish të lundrosh mirë jo vetem në det. Duhet të lundrosh në të gjitha ujrat, qofshin ato të ëmbla, në liqene, në lumenj si dhe në atë të kripura deteve dhe nëpër oqeane ndoshta, dhe në ato pa shije specifike, sallonve diplomatike. Të gjitha këto kanë vështirësitë e veta, kanë stilet e veta, kanë taktikat, kanë strategjitë de veta dhe Fate Velaj është njeri që lundron me jetën e tij dhe, në një fare mënyre, po na merr dhe ne me vete në këto lundrimet e tij pa limite.
Sigal