Fansat e “Star Wars” pas premierës

529
Pas shumë muajve pritje, më në fund është mbajtur në Los Anxheles premiera e sagës “Star Wars: The Force Awaknes”. Fansa të shumtë të cilët shijuan shfaqjen e parë të filmit, thanë se kjo ishte ajo që kishin pritur prej kohësh. Mike Senna është një prej adhurueve të universit të krijuar nga G. Lucas. “Filmi dhe ndjesia që të krijonte ishte njësoj si në trilogjinë e vjetër. U ndjeva si në shtëpi, ngrohtë dhe pak në mjegull. Ishte vërtët i bukur. JJ dhe ekipi i tij kanë bërë më të mirën.”

Ndërsa një tjetër fans i vogël, Cole Dickey tha: “Ishte një film shumë emocionues dhe plot menduri njëkohësisht , perfekt dhe mbresëlënës. Më pëlqyen shumë aktorët, ishin të mrekullueshëm, po ashtu edhe kolona zanore. Ka shumë dramaticitet ky film,dhe unë mendoj se është thjesht fantastik.” Baba i tij, gazetari Josh Dickey shpjegoi më tej: “Ka ngjashmëri të madhe me variantin origjinal, është si vazhdim i tij, ndërsa janë shtuar edhe efektet e veçanta. Pra, ti je duke parë situata të reja, por të lidhura më të kaluarën. Historia dhe përsonazhet të japin ndjesinë siur ti je i pranishëm aty, në ndryshim nga filmat e tjerë që ishin më dixhitalë”.

Bradon Jackson, një tjetër adhurues tha se filmi ishte gjithçka që ai kishte ëndërruar. Absolutisht fantastik. Dua të të tregoj gjithçka, por nuk mundem sepse nuk dua ta humbasësh ndjesinë kur e përjeton vetë në kinema. Por mund të të them se ishte mbresëlënës. Ishtë fantastik dhe gjithçka ne kishim pritur. Nuk do të zhgënjeheni!”.
Sigal