Fansat e Ririt janë të tërbuar pas komentit që Chris Brown i bëri asaj!

541
Fansat e Rihanna janë tërbuar kur ishi i saj Chris Brown i ka lënë një koment bukuroshes nga Barbadosi në faqen e sa në Instagram dje.
Ylli i muzikës RnB, i cili e sulmoi brutalisht këngëtaren 29 vjeçare në vitin 2009 postoi emojin e dy syve që shikonin me kureshtje foton. Nuk duhet shumë imagjinatë për të kuptuar që bëhej fjalë për një foto përvëluese të këngëtares e cila kishte veshur një kostum që i nxirrte në pah të gjithë format e saj të lakmueshme. Brown duket se pëlqeu shumë atë që pa dhe kështu ia “luajti syrin” ish të dashurës së tij. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak fansave të cilët i janë kthyer me lloj lloj komentesh, nga “WTF” deri tek “qëndroji larg asaj”. Edhe nëse Rihanna harron, fansat jo!

rihan1.jpgrihan2.jpgbrowncomss.jpg
Sigal