‘Falcon’ gati për në Mars. Space X nis raketën më të fuqishme në botë

790
SpaceX pritet të nis ditën e nesërme në orën 13.30 raketën më të fuqishme në botë.
Ndërtuesi i saj Elon Musk ka deklaruar se raketa ‘Falcon’ do ngrihet nga i njëjti vend në Florida ku gjysmë shekulli më parë u nisën njerëzit për në Hënë.
Sipas detajeve të publikuara Falcon do mbaj një makinë Tesla Roadster të vitit 2008 nëpërmjet të cilës shkencëtarët do bëjnë një udhëtim në orbitën e marsit.
Nëse çdo gjë do shkoj sipas planit në datën 6 shkurt raketa do hyjë në orbitën e tokës vend ku raketat nxitëse do të ndahen nga Falcon të cilat me një ulje të kontrolluar do kthehen përsëri në tokë.
Moduli kryesor do të vazhdojë trajektoren e tij ku destinacioni kryesor do jetë orbita e Marsit.
Testi i së nesërmes do të shënojë herën e parë që Kompania SpaceX ka nisur raketën me një kapacitet dhe teknologji kaq të avancuar.
Sipas drejtueseve të kompanisë nëse ky test do rezultojë i suksesshëm do ndihmojë shkencëtarët që të dërgojnë më shumë ngarkesa në orbitë.
Megjithatë ky nuk është synimi i vetëm që Space X ka, ata pretendojnë që së shpejti t’ju japin mundësinë njerëzve të realizojnë fluturime me raketa, dhe më çmime të arsyeshme.
Musk themeloi SpaceX në vitin 2002, me qëllim të reduktimit të shpenzimeve të transportit hapësinor dhe duke mundësuar kolonizimin e Marsit.
Sigal