Fakte të reja për skandalin e “Panairit të Librit 2012”

532
Sigal

Duket se nuk kanë të ndalur skandalet në lidhje me Panairin e Librit 2012. Pas fakteve tronditëse  të publikuara dje në gazetën “Telegraf”, ku botuesve të librit, të cilët morën pjesë në panairin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve ju është marrë 70 euro për metër katror. Por kjo shumë është më e madhja  në 20 vitet e fundit  dhe një pjesë e saj, sipas botuesve, është paguar me bankë dhe një pjesë u është thënë botuesve t’i paguani kesh ( në dorë). Por  Kryeministri Berisha u premtoi se, 50% të pagesave do t’i merrte përsipër qeveria. Por Berisha nuk e ka menduar se shuma prej 9 milionësh (8.8 milionë ekzakt) që do paguhej në shtet  nuk ishte as 1/3 e asaj që u kishin gllabëruar  Shoqata e Botuesve, pjesëmarrësve në panair. Kryeministri e mbajti premtimin dhe me vendim qeverie pagoi 50% të 8.8 milionëve,  duke u lënë për të paguar botuesve vetëm 4.4 milionë lekë. Duke marrë parasysh shumat e nevojshme për ndriçim, pastrim, stenda me qira, shërbim rojë e gjithë shuma nuk ka pse të kalojë 5 milionë lekë. Dhe se 300 metra katrorë të vënë në dispozicion të librit duhet të kishin një pagesë  jo më shumë 14 euro për metër katrorë. Po e themi në euro se realisht duheshin në para pasi pagesat për Drejtorinë e Shërbimeve qeveritare janë bërë në lekë shqiptarë dhe jo valutë sikurse i ka grumbulluar Shoqata e Petrit Ymerit. Por sot dolën edhe fakte të reja, të cilat vetë zoti Petrit Ymeri duhet t’i japë përgjigje në lidhje me faktin se a ka sponsorizuar Bashkia e Tiranës Panairin e Librit, në çfarë mënyre dhe se sa është vlera. Po reklamat për secilën shtëpi botuese përse nuk i mori përsipër Shoqata e Botuesve, por u paguan nga vetë shtëpitë botuese.  Krimi ekonomik dhe hetimi tatimor ka grumbulluar material gjatë ditëve të panairit në lidhje me disa parregullsi, të cilat burimet konfidenciale për të mos prekur hetimet nuk pranuan që ne t’i bënim publike.  Pyetja që kërkon ende përgjigje është: Ku kanë përfunduar paratë, të cilat qeveria i pagoi për të lehtësuar botuesit e librit. Kush e caktoi këtë çmim skandaloz prej 70 eurosh për metër katror. Përse vazhdon të lakohet emri i Kryeministrit, kur dihet fare mirë që hajdutët nuk duhet të fshihen pas emrit të tij, pasi ai vetë tregoi se është dhe mbetet de fakto Mik i Librit.