Facebook rrit sigurinë, tashmë reklamat do verifikohen nëpërmjet kartolinave me post

37
Facebook ka prezantuar hapin e radhës për të parandaluar aktorët e huaj që manipulojnë audiencën me reklama siç ndodhi në zgjedhjet e SHBA.
Gjiganti i mediave sociale do të dërgojë kartolina me postë për të verifikuar praninë e reklamuesve në vend.
Katie Harbath, drejtorja globale e programeve të politikave të Facebook, ka shpjeguar se si do funksionoj kartolinat me postë. Në momentin që një personi do shfaqet një reklam për një nga kandidatët konkurrent atëherë menjëherë mund të kërkojë që në adresën e tij postare të vij një letër me kodin se nga është financuar kjo reklamë.
Kjo është një zgjedhje e thjeshtë dhe praktike për të identifikuar dhe ndaluar financimin e zgjedhjeve nga shtetas të huaj, veprim i cili në SHBA është i paligjshëm.
Katie Harbath, ka njoftuar se plani do të hyjë në fuqi para zgjedhjeve afatmesme të Kongresit në nëntor. 
Ky vendim për të rritur sigurinë e financimit të reklamave zgjedhore me kartolina si në vitet 1800 ka ardhur si pasojë dyshimeve se rusët ndërhyrën në zgjedhjet presidenciale të SHBA duke rritur shanset që Presindeti Trump të fitonte.