Facebook nuk njeh limite, ja rekordi që ka arritur

636
Ditën e martë rrjeti social “Facebook” ka thyer një tjetër rekord pasi ka arritur 2 miliardë përdorues aktivë në muaj. Facebook marshon kështu drejt një tjetër objektivi të rëndësishëm për kompaninë e cila filloi si një lojë e disa studentëve në një kolegj Amerikan për tu bërë sot rrjeti social më i madh në botë. Lajmin e bëri të ditur shefi ekzekutiv dhe themeluesi i rrjetit social Mark Zuckerberg që u shpreh se “Është një nder të jemi së bashku në këtë rrugëtim.” “Facebook” përcakton përdoruesit aktivë në muaj si një përdorues i cili qaset në rrjetin social për aplikacioneve mobile apo desktop një herë në 30 ditë. Më 31 mars rrjeti social kishte 1.94 miliardë përdorues, një rritje me 17% krahasuar me një vit më parë. Në tetorin e 2012-ës kishte arritur 1 miliard përdorues. Kompania e cila u themelua nga Zuckerberg në 2004-ën në konviktin e Universitetit, sot ka një bazë prej 5 milion reklamuesish. Rritja e Facebook erdhi përtej Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Evropës.
Sigal