Evi Reci: “Merr guximin” kërcen në klipin e saj

879
Për herë të parë në një intervistë në MAD Day Evi Reci rrefeu se familja e saj ka emigruar në Greqi që kur ajo ka qenë vetëm 2 vjec dhe ka jetuar atje për 20 vjet.
Evi ka mbaruar shkollën për gazetari dhe prezanton një emision në radio në Firence të Italisë. Emisioni quhet “Retro Music” në Radio Fleur. Puna në radio sipas Evit është edhe më e rehatshme pasi mund të shkosh edhe me tuta e pa grim, dhe kjo gjë këngëtares i ndodh shpesh.
Evi ose Poci siç e therrasin me pseudonim miqtë e afërt, tha se në klipin e saj te ri “Merr Guximin” ishte pjesëmarrja në Dancing with the Stars që i dha Evit guxim për të kërcyer në një klip.
Klipi është realizuar brenda ditës nga herët në mëngjes deri në orën 02:00 të natës.
E pyetur nga Fatma pse bën këngë një herë në vit, ajo tha se nuk synon tregun e Clubeve ndaj preferon të krijoj një ose dy këngë në vit sepse në Firence Evi është pjesë dhe e shumë koncerteve live. “Preferoj që këngët e mia te kenë kualitet dhe të mbeten gjatë në kujtesën e njerezve”, u shpreh këngetarja. Ajo nuk la pa përmendur dhe mamanë e saj e cila i ka qëndruar shumë pranë që në moshë të vogël. Në kohën kur Evi studionte për muzikë, ajo tha se zysha më e rreptë për të ka qenë mamaja e saj e cila i ka qëndruar shumë pranë duke e mësuar e kritikuar, duke qenë që është dhe profesioniste e fushës, pasi është violiniste.
Evi Reci tha gjithashtu se në kohën kur ka jetuar ne Greqi ka bërë një shkollë modelingu e disa sfilata. Ajo shtoi se në Firence e përzgjodhën si fotomodele.
Evi shprehu besim se MAD Albania është në hapat e duhur për t’u bërë po aq i madh sa MAD Tv në Greqi.
Sigal