Eventi bamirës i Rihanna-s, Lionel Richie performon “Hello”, mesazh këngëtares Adele

546
Këtë vit Fondacioni Clara Lionel shënoi dy-vjetorin në një mbrëmje festive, ku mes të ftuarve ishin edhe themeluesja e fondacionit Rihanna, si edhe aktorët Kevin Hart, Will Smith dhe Jada Pinkett Smith. Evenimenti bamirës, Diamond Ball u moderua nga aktori Kevin Hart. “Clara Lionel Foundation” u themelua nga këngëtarja Rihanna në vitin 2012, në nder të gjyshërve të saj dhe paratë e mbledhura dhurohen për qendrat shëndetësore dhe edukuese. Fondacioni ka një qënder shëndetësore dhe një program bursash në Barbados, që është edhe vendlindja e këngëtares. Ndërsa për ktë vit, Rihanna lancoi edhe një program me bursë të plotë për të gjithë ata student që duan të studionjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar special në këtë mbrëmje ishte edhe Lionel Richie, i cili përpara se të interpretonte në skenë këngën e tij “Hello”, i drejtoi një mesazh të veçantë këngëtares britanike Adele. “Është një këngë për të cilën dua të bëj një korrigjim. E dashura ime u afrua dhe më tha “Përshëndetje, jam unë. Dhe unë i thashë, më lejoni t’ju them saktësisht se çfarë i kam thënë. Do ta dëgjoni pikërisht tani, “tha Richie, teksa nisi të këndonte hitin e tij…
Në këtë event bamirës u mblodhën më shumë se 3 milion dollarë…
Sigal