Eva Beqiri: Certifikata e firmosur nga Obama, një ëndërr e bukur

599
Një vajzë 15-vjeçare që ka lindur në SHBA por që e zotëron shqipen sikur të ketë lindur në Tiranë, kjo falë këmbënguljes së prindërve. Të gjitha vitet mësimore ajo ka dalë shkëlqyeshëm duke fituar këtë vit fitova “Gold President’s Award of Education Excellence’. Njihet vazhdimisht me zhvillimet në Shqipëri dhe është tepër krenare që është nga vendi i shqiponjave. Flet me admirim për Shqipërinë dhe thuajse vjen çdo dy vjet ta vizitojë. Për rezultatet të larta ajo mori këtë vit një certifikatë vlerësimi të firmosur nga Presidenti Obama. 
Një prezantim me lexuesin e gazetës “Telegraf”?
Unë jam Eva Beqiri. Në fillim të falënderoj për këtë mundësi që më jep mua kënaqeshin që të ndihem shumë krenare që jam Shqiptare. Dhe tani jam gati që t’u përgjigjem pyetjeve, që unë po i shkruaj vetë në shqip.
Kur kanë ardhur prindërit në Amerikë?
– Prindërit e mi, Gëzimi dhe Elena kanë ardhur në Amerike në vitin 2000. Kurse unë dhe motrat e mia kemi lindur këtu. Unë kam lindur në ditën më të bukur, 28 Nëntor 2000 që është dita e flamurit.
A e dini prindërit gjuhën angleze, po ti si e ke mësuar gjuhën shqipe?
-Prindërit e mi nuk e dinin gjuhën angleze. Kurse mua babai më çoi për 8 vjet bashkë me motrat në MAASBESA ku arritëm të shkruajmë shqip, lexojmë, flasim, dhe kërcejmë vallet të traditës Shqiptare.
– Unë kam lindur këtu dhe nuk di si të bej krahasimin, por këtu në Amerikë kushtet e shkollës janë në nivel të lartë duke filluar që nga mësimi, kushtet janë shumë të mira që nga ngrohja, ushqimi, transporti.

A je e kënaqur për mënyrën e mësimdhënies në SHBA?
– Për mua është kënaqësi mënyra se si zhvillohet një orë mësimi. Mësuesit gjithmonë janë të përgatitur. Ato gjëra që mësojmë në teori i zbatojmë dhe në praktik.

A ke ndjerë shenja racizmi?
– Unë nuk kam pasur ndo një shenjë racizmi.

Çdo vit rezultatet kanë qenë maksimale?
– Çdo vit kam pasur rezultate shumë të mira në mësime. – Çdo vit në shkollë kam marre pikët maksimale
Shoqet e klasës a e njohin Shqipërinë, si ua prezanton?
– Po është e vërtet që shoqet e klasës dinë për Shqipërinë sepse unë gjithmonë flasë për Shqipërinë se sa vend i bukur është dhe sa qejf kam ta vizitoj vit për vit. Unë kam ardhur 4 herë në Shqipëri.
Cili është vlerësimi që ke marrë këtë vit në shkollë?
– Unë dola me nota shumë të mira në mësime dhe fitova “Gold President’s Aëard of Education Excellence’. Kjo certifikatë është firmosur nga Presidenti Barak Obama.
Cila degë të pëlqen të ndjekësh për studimet e larta?
– Mua me pëlqen fusha e mjekësisë. – Tani unë po mendoj për të ndjekur rrugën e shkollës.
Sigal