Eurosong/ Balla kritika Shqipërisë: Mend për vitin tjetër për Italinë,

469
Deputeti socialist, Taulant Balla, pasi ka përfunduar nata finale e Eurosongut, ka kritikuar Shqipërinë për pikët që i dha Rusisë dhe Italisë, duke thënë se ky është një festival dhe duke e quajtur shpërndarjen e pikëve të padrejtë. 
“Pritëm kot. Eurovision nuk është një festival muzikor, por një lobing politik. Pa filluar festivali dihet që Mali i Zi i jep 12 pikë Serbisë dhe Serbia i jep 12 pikë Malit të Zi, dihet që disa nga ish-republikat sovietike votojnë Rusinë, dihet që nordiket votojnë njëri-tjetrin, dihet që Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca dalin të fundit në renditje, sepse nuk i japin fare rëndë si. Këtë vit të vetmen gjë që nuk e kuptova dot ishte fakti se pse ne Shqipëria i dhamë 8 pikë Rusisë, ndërsa Rusia dihet që në histori nuk na ka dhënë asnjë pikë. 
Apo ne kujtojmë se ky është një festival?! Kështu që nuk duhet të ushqejmë shume pritshmëri nga ky festival i bukur për këngët, shumë i padrejtë për juritë dhe shpërndarjen e pikëve. Në fund nuk mund të mos e thoja. I dhamë 12 pikë Italisë dhe ata asnjë pikë ne. Mënd për vitin tjetër”, shkruan Balla. 
Sigal