Eugent Bushpepa kërkon ndihmë: Dikush po përpiqet të fitojë para në emrin tim

1098
Sigal

Këngëtari Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën ‘Mall’ dhe u rendit në vendin e 11 ka njoftuar fansat për të bërë kujdes, pasi një person po hiqet si ai për të përfituar para.

Përmes një statusi në Facebook, Eugent Bushpepa thotë se dikush po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit.

“Dikush, i cili pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit. Nëse dikush ju kërkon para për çfarëdolloj donacioni, nuk është real. Ju lutem raportojeni dhe na ndihmoni!”-ka shkruar këngëtari.

eugent1