Eshtë prekur nga tumori mamaja e Rita Orës?

80
Këngëtarja shqiptare me famë botërore para disa dite i ka dhuruar nënës dhe babait të saj shtëpinë përrallore me vlerë milionëshe. Ndërsa sot ajo ka bërë një postim në instagram ku shihet një fotografi e saj me një tekst mbi të.
“Pavarësisht trajtimit që bënte nëna ime për të luftuar kancerin, ajo kishte një buzëqeshje në fytyrë. Ajo është arsyeja pse unë ndihem rehat në lëkurën time”, shkruan Rita.
Kjo duket të jetë deklarata e Ritës për ES Magazine. Ende nuk dihet nëse është thjesht një reklamë apo nëna e Ritës është vërtet sëmurë.