Është 95 vjeç, por duket si 50, ja sekreti

32
Joga çdo ditë, një dietë e veçantë dhe seks. Këto janë sekretet e Kazim Gurbuz, guru i jogës që ka mbushur 95 vjeç, por në fakt tregon më pak se 50. Ai ka lindur më 1920 dhe thotë se mund të jetosh deri në 130 vjeç nëse respektohen disa rregulla të thjeshta. “Çdokush prej nesh mund të jetojë kaq gjatë. Jeta fillon 63 vjeç. Mjafton të kujdesesh për veten”, thotë ai në një intervistë të fundit. Çdo mëngjes nis me shëndetin në diell, bën not që i jep shumë energji, ashtu siç dhe ka rrëfyer, e më pas praktikimi i jogës në pozicionet më të vështira.