Ernest Jakova: Mundësia për ngritjen e kultit, Rahman Parllaku iu krijua në kohën e pleqërisë

548
Mundësia për ngritjen e këtij kulti Rahman Parllakut ju krijua në kohën e pleqërisë së tij, në kushtet e krijimit të OBVL-së dhe zgjedhjes së tij Kryetar i saj, jo për karrierën e tij, por për të mundësuar mohimin dhe fshehjen e pjesëmarrjes së tij në krimet dhe tradhëtitë e Enver Hoxhës. Pikërisht këtë është munduar ta përjetësojë Rahman Parllaku, në libri e botuar së fundmi “20 Vjet OBVL”, me rastin e njëzet vjetorit të krijimit të OBVL-së dhe konkretisht që:
1) Rahman Parllaku është një nga drejtuesit kryesorë të Luftës së lavdishme Nacional-Çlirimtare, kur në fakt në fund të kësaj lufte ai ka qënë vetëm Komisar i Brigadës së III-të Sulmuse dhe si i tillë ka marrë pjesë në drejtimin e luftimeve të kësaj brigade, ndërkohë që lufta drejtohej nga Dali Ndreu, komandat i forcave të ushtrisë nacional-çlirimtare me Komisar Tuk Jakovën, heroj të lavdishëm dhe legjendarë, të cilët çliruan Shqipërinë e Veriut, çliruan Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.
2) Rahman Parllaku duke patur përgjegjësi të larta në ushtri, si Zv/Ministër i Mbrojtjes dhe si Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm, është një ushtarak i kualifikuar, kur në fakt nuk është mund të jetë i tillë, mbasi nuk është marrë kurrë me artin ushtarak, sikurse e ka pohuar vetë.
Kulti Personal që Rahman Parllaku kërkon të ngrejë për figurën e tij ka vetëm një qëllim, fshehjen e të vërtetave që sot “djegin”, një pjesë e vogël e të cilave tashmë kanë dalë në dritë, si :
Faktet tregojnë….
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal