Ermonela Jaho, fiton “Oscar”-in e operës botërore në Londër

187
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botëror. Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar sot në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.
Jaho e ka fituar këtë çmim në bazë të votave të publikut mbarë botëror. Në kategorinë e çmimit të dhënë nga publiku botëror, sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zërat më të bukur dhe më të njohur të operës botërore kontemporane, si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, apo Eva Maria Westbroek, etj. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve përfshiheshin çmimet për regjinë më të mirë, dirigjentin më të mirë, këngëtarët e kategorive të ndryshme apo produksionet e teatrove nëpër botë.
Nomimini dhe votimi nga publiku botëror lihet me performancat e Ermonela Jahos gjatë tërë këtyre viteve, duke përmendur “Sour Angelica” në triptikun e Pucinit, apo edhe regjistrimin së fundmi të operës “Zaza” me orkestrën simfonike të BBC në Londër. Këto performanca janë vlerësuar maksimalisht nga disa nga mediat më të njohura dhe me më influencë në botë si “Financial Times”, që sërish boton të hënën një shkrim për sopranon shqiptare, “Times” e Londrës, e shume media në mbarë botën.